Lubonja, i fyer nga mënyra si media publikoi “lajmin për Spaçin”: Kultura e Enver Hoxhës, e Berishës dhe e Topallit, edhe te gazetat

Postuar në 14 Shkurt, 2013 04:17

Lubonja ndihet i fyer nga mënyra si është paraqitur në media një deklaratë e tij disa ditë më parë për kthimin e Burgut të Spaçit shpallur vend muze, në pre të gjuetarëve të skrapit. Lajmi është përqëndruar te “vëllai i Ndrea Prendit”. “M’u duk gati-gati se sikur të mos kishte qenë vëllai i Prendit të Gardës atje, kjo ngjarje nuk do të bënte skandal” – shkruan Lubonja në Panoramën e sotme.

Më pas flet për një intervistë që i është kërkuar nga e përditshmja Shqiptarja.Com dhe tregon: “Duke e ditur se lajmi mund të instrumentalizohej, pikërisht në këtë aspekt, në fakt i kërkova gazetës Shqiptarja.Com të binte dakord me mua për titullin që do t’i vinte gazeta, intervistës time. Por megjithëse ramë dakord për titullin pashë se titulli i faqes së parë, krahas fotove të shkatërrimit dhe një fotoje të Berishës, ishte tjetër gjë: “Lubonja: Spaçin e shkatërroi vëllai i Ndrea Prendit”… Përtej fyerjes personale që ndjen kur e sheh veten të përdorur, apo se ti mund të bësh lajm jo për atë që thua po për atë që se sa i duhesh një interesi të caktuar, them se te kjo mënyrë paraqitje e lajmit ka disa probleme serioze të gazetarisë sonë. E para, i trajtuar kështu lajmi ushqen kulturën tonë primitive, klanore, të identifikimit ende të njerëzve me familjen apo familjarët e tyre. Në një shtet të së drejtës si ai që duam të ndërtojmë askush nuk është fajtor për atë që bën babai, biri, vëllai, motra apo familjari i tij… Këtë kulturë e ka patur Enver Hoxha dhe regjimi i tij feudo-komunist, këtë kulturë e rrezatojnë rëndom në gjuhën e tyre Sali Berisha e Jozefina Topalli, por nuk falet që breza të rinjsh që pretendojnë të rilindin Shqipërinë të përçojnë të njëjtën kulturë..” a.n.

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

O  Lubonja  po  pse  akoma  se  ke  kuptuar  qe  keta  qe  shkruajne  neper  gazeta  keta  te  vetequajtur  gazetare  jane  femijet  dhe  niperit  e  ish  atyre  qe  per  50 vjet  te  bardhes  i  thoshin  e  zeze? Po  pse akoma  se  ke  kuptuar  qe  keta  nuk  dalin  dot  jashte  realitetit  te  baballareve  te  tyre. Sic  prinderit  e  tyre  shpifen  per  50 vjet  edhe  keta  do  te  shpifin  akoma  edhe  me  shume. Gazetat  dhe  gazetaret  sot  jane  me  te  pa  lyret  me  te  pa  skrupullit  jane  ata  qe  me  shkrimet  e  tyre  ne  vend  qe  te  shkruajne  per  te  verteten,  shpifin .Dardha  do  te  bie  nen  dardhe z. Lubonja.

Submitted by marsi (not verified) on

Sa pa personalitet qe eshte. Normal qe vjedhja e Spacit per skrap nuk duhet pare ne kontekstin e "kush jane ata qe po e vjedhin", por fakti qe vellai i Ndrea Prendit eshte ai qe po e vjedh te ben ty si "mendje e lire" me medioker dhe hipokrit me kauzat qe ngre cdo dite e me shume. Ate pushtet qe ti e mbeshtet me kamuflazhin tend te "medjes se lire", eshte ai pushtet qe po te perdhos ate "vuajtje" qe ti e perdor si kauze... normal qe lajmi ka tjeter peshe, kur kupton qe po e vjedhin ata qe ti nuk ke as guximin te shkruash kunder... normal qe ben diference, se po ta ta vidhte nje fshatar pabuks apo ndonje malok per kulture vandalizmi.

Ti je ai qe hesht para Gerdecit para 21 Janarit, para vuajtjes se popullit nga varferia dhe del e na ca trapin me vuajtjen tende ne komunizem, qe fundja lufte brenda llojit ishte, dhe jo lufte ideologjie apo disidence. Ti vlen po aq sa bijte e Mehmetit, apo te te tjereve qe u persekutuan ne mes te karrieres komuniste. Bravo te qofte qe dit e shkruash dhe te besh sofizma... por sofistet si puna jote jane njerez pa personalitet dhe nuk meritojne respekt.

Submitted by Anon (not verified) on

Lubonja e ka vet fajin.

Kete fryme duhet ta kete ndjere edhe me pare por nuk ka bezare. Tani nuk ka vlere pasi ka kontrata.

Lubonja, i nderuar per kundrarrymen, nuk e ka ndjere kete si tek 'opinioni' e si tek 'panorama' me pare ?!...Apo nuk ishte me zarar ?!

Media eshte e shitur ( s'kam gje me pronen private, por me klanet klienteliste} detyrimisht dhe opinionistet do te shiten, me hir a me pahir.

(Kush te paguan te ve dhe ca kushte...)

Submitted by astrit (not verified) on

Lubonja nuk ka asnje faj. Keto, sic thini ju, jane mediat ne Shqiperi, diletante ose te shitura.

z. Lubonja kishte nje akuze per te bere, nje ceshtje per te ngritur. Ose do ta mbante gojen mbyllur ose ku do ta botonte ate denoncim, tek New York Times?

Submitted by Mustafa (not verified) on

Po ore tyte, ashtu eshte si thua ti. Shume i qut Tosi, sheh gjera qe ne tjeret "si shohim" dot. Me barbarine qe ka para syve e ben kerdine per dite nuk ka nge te merret Tos b..lepirsi. Tosi merret me gjera "te holla", njerezit qe hidhen ne ere me bomba, ata qe vriten ne rruge si qente jane "gjera banale" per buzehollin. ma vafancullo tyta me tosin bashke....

Submitted by ILIRET (not verified) on

Epo cfare pret nga komunistet z. Lubonja. Ata ne kohen e tyre ju denuan juve per politike dhe ja tani si i politizojne gjerat, per te nxjerre kapital politik. Opozita dhe gazetaret qe punojne per ta, bejne komente per vendimet e gjykatave, si dhe per arrestimet e policise per demtuesit e burgut. As vendimet e gjykatave, as veprimet e policise nuk duhet te komentohen.
Duke kujtuar se te pakten e transmetuan lajmin tek populli, gazetat opozitare gabuan rende. Shume drejt u sollen gazetat 55; Koha Jone, Standart, dhe RD. Ato nuk shprehen pa u shprehur gjykatat, ndryshe krijojne opinion te gabuar ne popull, sikur gjoja ne se je i lidhur me pushtetin, jo vetem mer toka e prona ne bregdet, por mund te shkaterrosh e shpartallosh edhe burgjet.
Poshte opozita dhe gazetat qe i sherbejne asaj. Rrofte qeveria, rrofte Ndrea Prendi dhe vellai i tij…

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.