Privatizimi i AlbPetrolit shqiptar, turpërim kombëtar - shkruan Financial Times

Qeveria shqiptare anulon ofertën fituese të kryesuar nga një biznesmen vendas në tenderin për shitjen e firmës shtetërore Albpetrol, pasi ajo nuk arriti që të paguajë, - shkruan sot Financial Times, që i ka dedikuar një raport të gjatë shitjes së kompanisë shqiptare të naftës. Sipas artikullit, vendimi i jep fund asaj që u bë me shpejtësi një turpërim kombëtar për Shqipërinë, në një kohë kur ajo po përpiqet që të bindë Bashkimin Europian se po rrit standardet e transparencës.
Pyetjet lidhur me aspektin financiar të ofertës - drejtuar ministrisë së ekonomisë dhe zyrës së kryeministrit, mbetën të gjitha pa përgjigje – shkruan Financial Times që me sa duket i është drejtuar për informacion autoriteteve në Tiranë, por “transparenca” ka bërë të vetën.
“...Dyshimi në lidhje me garancinë e bankës ishte vetëm një nga çështjet që rrethojnë privatizimin e Albpetrol, aktivi më me vlerë i vendit. Për më tepër, kur kryeministri Berisha njoftoi fituesin e tenderit në 3 tetor, fituesi u përshkrua si një kompani ndërkombëtare – ofertë e kompanisë me bazë në Çikago Vetro Energy, përmes konsorciumit të regjistruar në Singapor, Vetro Silk Road Equity. Vetëm dy ditë më vonë rezultoi se konsorciumi fitues zotërohet konkretisht 51% nga biznesmeni vendas Taçi, që zhvilloi në 5 tetor një konferencë për shtyp dhe tha se e kishte mbajtur përfshirjen e tij sekret nga publiku për shkak se nuk donte që kjo të kishte ndikim në ofertë. Analistët spekulojnë se vonesa mes kërkesës që Vetro të paguante 170 milionë euro dhe njoftimit të 8 shkurtit për të shpallur të pavlefshme ofertën është bërë që t’i lihej kohë Taçit që të siguronte financimin, - përfundon artikullin e zgjeruar Financial Times. A.N.
Comments
KY ARTIKULL NUK EKZISTON TEK
<p>KY ARTIKULL NUK EKZISTON TEK FT, JU JA FUSNI KOT.</p>
Add new comment