Arkiv-Lajme
PD-ja e PS-ja i vardisen Metës; por PD-ja duket se i ka rigjetur telat me LSI-në
Nga do të shkojë LSI-ja? Deri para ca javësh, eksponentët e PD-së nuk kishin një përgjigje të qartë për këtë pyetje. As sot nuk e kanë. Por deklaratat e tyre tw kwtyre ditwve janë më miqësore e më të ngrohta, sa herë që bie fjala për LSI-në. Është kaluar nga tonet nervoze e shpërfillëse (një numër deputetësh demokratë, të informuar mbi hezitimin e Ilir Metës, apo mbi sirenat socialiste që po i binin në vesh në mënyrë tunduese këtij të fundit, lëshuan ca kohë deklarata zemërake) në tone pajtuese. Mbrëmë, Astrit Patozi ishte shumë më i sigurtë mbi atë që do të ndodhë.
Eduard Selami ofrohet si kandidat për deputet i PD-së; pritet qëndrimi i Berishës
Eduard Selami ndodhet në Tiranë me rastin e 85 vjetorit të lindjes së të atit (kështu thotë në një intervistë që ka dhënë mbrëmë në “Opinionin” e Fevziut) dhe, siç bën zakonisht kur vjen në Shqipëri, nuk i ka rezistuar tundimit për ta thënë të vetën lidhur me zhvillimet politike të këtushme. Por këtë herë ka befasuar me tonet pajtuese e mesazhet e mirëkuptimit në adresë të Berishës.
Një shkresë shkarkimi zbulon gafat diplomatike të Kuvendit
Në vitet 2011-2012 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është bërë protagonist i një serie gafash të rënda diplomatike – shkruan e përditshmja Gazeta Shqiptare në numrin e sotëm duke shtuar në raportimin e saj se për këto gafa është fajësuar dhe liruar nga detyra Dritan Selo, drejtori i përgjithshëm, i Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë i këtij institucioni.
Në artikullin mbi këtë shkarkim e përditshmja në fjalë rendit:
Çfarë ndodhi që “pro-berishisti” Arvizu ndryshoi kaq radikalisht?
Pyetjen e bën Andi Bushati në të përditshmen TemA. Dhe e gjen përgjigjen tek “strategjia e vendosur në fillim, tek ajo e zbutjes së më të rrezikshmit dhe ndrydhjes të më të dobëtit”. E ka fjalën për momentin e ardhjes së Arvizu në Tiranë.
Topi-Meta..
E kanë quajtur rëndom në javët e fundit “Poli i tretë”. Ndoshta do të ishte më e saktë ta quanin Poli i Komisionerëve. Fjala është për një tentativë konkrete të LSI për të mbledhur rreth vetes, në një aleancë parazgjedhore, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Frymën e Re Demokratike. Një projekt që duket se po ngec qysh në nisje, për shkak të qëndrimit të ftohtë të ish-presidentit Topi... – shkruan Skënder Minxhozi në të përjavshmen JAVA duke analizuar mundësitë e një koalicioni LSI-FRD-PBDNJ per 23 qershorin.
Një ekspert nga Tropoja hodhi poshtë ekspertizën e FBI-së - thotë Shemsi Prençi
Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi, i larguar nga detyra disa muaj më parë pas një përplasje publike për aferat e kromit në veri, ka dhënë një intervistë për A1Report ku ndër të tjera është shprehur se eksperti që dubloi ekspertizën e FBI-së për vrasjet e 21 janarit ishte nga Tropoja:
Pjesë nga “arsyetimi” i lirimit të gardistëve: Nuk u provua se të pandehurit njiheshin me viktimat (?)
Pesë ditë pas verdiktit që i dha pafajësi dy oficerëve madhorë të Gardës së Republikës, treshja gjyqësore me kryesues gjyqtarin Besnik Hoxha dhe pjesëtarë Ardiana Bera dhe Arjana Caco, ka mbyllur dhe firmosur argumentimin e vendimit për dosjen e “21 janarit”. Argumentimi i vendimit, një dokument me rreth 40 faqe, ku shpjegohen arsyet se përse gjykata shpalli pafajësinë për kreun e gardës, gjeneral Ndrea Prendi dhe për komandantin e njësisë speciale, oficerin Agim Llupo ende nuk është bërë publik, por Top Channel ka mundur të sigurojë përmes një burimi jozyrtar disa pjesë të tij.
T’u vijë turp – thotë Kokalari për Zërin e Amerikës, pas transmetimit të një interviste të Mediut “për mjedisin dhe Gërdecin”
Një intervistë e Fatmir Mediut në Zërin e Amerikës, ku ai flet “për çështje të Mjedisit dhe për Gërdecin” ka shkaktuar zemërim tek aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari, i cili në një shënim via-mail dërguar për disa media në Tiranë, ndër të tjera shkruan:
Berlusconi vijon me batuta të pashijshme macho-iste
Silvio Berlusconi nuk resht me mufkat e tij prej maskilisti. Madje, kjo fushatë elektorale, ngaqë mund të jetë e fundit, e gjen shumë të eksituar. Dhe në fakt nuk duket se ka arsye të heqë dorë prej këtij stili anektodik, me të cilin mbush veprimtaritë e tij publike e politike. Nuk ka arsye, pasi është një stil që e shpërblen me mbështetje elektorale.
Ardiana Bera, gjykatësja që liroi vrasësit, dënoi 1 vit burg protestuesin e 21 janarit (si provë shërbyen...pamjet filmike)
E njëjta gjykatëse që ka firmosur lirimin e menjëhershëm dhe shpalljen të pafajshëm të tre të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit, ka urdhëruar dënimin me një vit burg të një prej protestuesve të 21 janarit. "Bëhet fjalë për Ardiana Berën. Në korrik të vitit 2011 ka dënuar një protestues të quajtur Lin Ndreu nga Dukagjini, që ishte konstatuar, sipas vendimit, si pjesë e personave që u mbrojtën me çadra e mjete rrethanore në konfliktin me policë e gardistë të armatosur " – shkruan në numrin e sotëm e përditshmja DITA.