Një shkresë shkarkimi zbulon gafat diplomatike të Kuvendit

Postuar në 13 Shkurt, 2013 04:32

Në vitet 2011-2012 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është bërë protagonist i një serie gafash të rënda diplomatike – shkruan e përditshmja Gazeta Shqiptare në numrin e sotëm duke shtuar në raportimin e saj se për këto gafa është fajësuar dhe liruar nga detyra Dritan Selo, drejtori i përgjithshëm, i Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë i këtij institucioni.

Në artikullin mbi këtë shkarkim e përditshmja në fjalë rendit:

Rasti më i rëndë deklarohet të ketë ndodhur gjatë një vizite të kryetares së Kuvendit në Greqi, ku Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë nuk kishte raportuar dhe informuar që raportet me Parlamentin grek ishin bllokuar. Në 2012, gjatë një pritjeje për 100- vjetorin e Pavarësisë, ambasadori i BE dhe ai i Hungarisë mbetën pa u shoqëruar në vendin e caktuar, duke detyruar Topallin t’i shoqëronte personalisht nëpër vende”.

Në artikull përmendet edhe rasti i një letre zyrtare që duhej t’i dërgohej kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Detit të Zi (PABSEC), e cila do zhvillohej në Tiranë nga data 21 deri 23 nëntor 2011.

Incidentet e kaluara pa zhurmë nga ana e Kuvendit dokumentohen falë procesverbalit të mbajtur nga Komisioni i Shërbimit Civil, ku ish-drejtori i Marrëdhënieve me jashtë, Dritan Selo, e dërgoi çështjen për të prapësuar vendimin për pushimin e tij nga puna. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar në dosje rezulton se shkak për fillimin e ecurisë disiplinore ndaj ankuesit janë bërë një sërë shkeljesh të rënda, të cilat eprori, Sekretari i Përgjithshëm të Kuvendit, i ka sistemuar në formën e disa pikave – raporton e përditshmja në fjalë. a.n.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

E bukur kjo dreç Jozefinet !!!!!

Submitted by sinan hibro (not verified) on

A ka vertete gja per t'u cuditur ? ...Cfare mund te presesh  nga  nje grua e tille qe cdo dite jep shembuj te formimit te saj skandaloz ! Prisni kur te dorezoj detyren dhe ne do mesojme e shohim gafat e saj  aq sa te turperohemi si shqiptar !

Submitted by Dardan (not verified) on

Kjo foto cfare ilustron?... Pastaj, ja qe e pythi Vespa a kush dreqin eshte ai, po kjo ca ka qe eshte ber paparune si bithe pule?

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Bo, sa i neveritshem ky tipi qe i puth doren Jozit. Si Bruno Vespa me duket!?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.