Një shkresë shkarkimi zbulon gafat diplomatike të Kuvendit

Në vitet 2011-2012 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është bërë protagonist i një serie gafash të rënda diplomatike – shkruan e përditshmja Gazeta Shqiptare në numrin e sotëm duke shtuar në raportimin e saj se për këto gafa është fajësuar dhe liruar nga detyra Dritan Selo, drejtori i përgjithshëm, i Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë i këtij institucioni.
Në artikullin mbi këtë shkarkim e përditshmja në fjalë rendit:
“Rasti më i rëndë deklarohet të ketë ndodhur gjatë një vizite të kryetares së Kuvendit në Greqi, ku Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë nuk kishte raportuar dhe informuar që raportet me Parlamentin grek ishin bllokuar. Në 2012, gjatë një pritjeje për 100- vjetorin e Pavarësisë, ambasadori i BE dhe ai i Hungarisë mbetën pa u shoqëruar në vendin e caktuar, duke detyruar Topallin t’i shoqëronte personalisht nëpër vende”.
Në artikull përmendet edhe rasti i një letre zyrtare që duhej t’i dërgohej kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Detit të Zi (PABSEC), e cila do zhvillohej në Tiranë nga data 21 deri 23 nëntor 2011.
“Incidentet e kaluara pa zhurmë nga ana e Kuvendit dokumentohen falë procesverbalit të mbajtur nga Komisioni i Shërbimit Civil, ku ish-drejtori i Marrëdhënieve me jashtë, Dritan Selo, e dërgoi çështjen për të prapësuar vendimin për pushimin e tij nga puna. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar në dosje rezulton se shkak për fillimin e ecurisë disiplinore ndaj ankuesit janë bërë një sërë shkeljesh të rënda, të cilat eprori, Sekretari i Përgjithshëm të Kuvendit, i ka sistemuar në formën e disa pikave – raporton e përditshmja në fjalë. a.n.
Comments
E bukur kjo dreç Jozefinet

E bukur kjo dreç Jozefinet !!!!!

A ka vertete gja per t'u

A ka vertete gja per t'u cuditur ? ...Cfare mund te presesh nga nje grua e tille qe cdo dite jep shembuj te formimit te saj skandaloz ! Prisni kur te dorezoj detyren dhe ne do mesojme e shohim gafat e saj aq sa te turperohemi si shqiptar !

Kjo foto cfare ilustron?...

Kjo foto cfare ilustron?... Pastaj, ja qe e pythi Vespa a kush dreqin eshte ai, po kjo ca ka qe eshte ber paparune si bithe pule?

Bo, sa i neveritshem ky tipi

Bo, sa i neveritshem ky tipi qe i puth doren Jozit. Si Bruno Vespa me duket!?

Add new comment