Një ekspert nga Tropoja hodhi poshtë ekspertizën e FBI-së - thotë Shemsi Prençi

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi, i larguar nga detyra disa muaj më parë pas një përplasje publike për aferat e kromit në veri, ka dhënë një intervistë për A1Report ku ndër të tjera është shprehur se eksperti që dubloi ekspertizën e FBI-së për vrasjet e 21 janarit ishte nga Tropoja:
“S’jemi në gjendje të komentojmë ekspertizën e FBI-së, kur flet FBI ne të tjerët së paku duhet ta respektojmë.. Nuk duhej pranuar nisja e një ekspertize nga pala shqiptare. Eksperti ishte nga Tropoja.Nuk më ka ardhur mirë për këtë fakt.. Në aspektin profesional janë kryer ngjarje shumë të turpshme pas 21 janarit. Laboratori i FBI këtë ka zbuluar. Ka rezultuar se armët që janë përdorur më 21 janar, pas 21 janarit nuk kanë qenë më ato, janë përzier. Të gjitha këto janë veprime kriminale, në aspektin e fajësisë, sepse konsiderohen veprime nëpërmjet të cilave fshihet e vërteta. Kjo është konstatuar nga laboratori më serioz, nga ai i FBI. Ngelem shumë i habitur por edhe i pashpresë për drejtësinë në Shqipërinë, kur një gjykatës nuk i fajëson as për këtë (për tjetërsimin e provave), për fshehjen e provave” – citohet Prençi. Re.Pu.
Comments
C'eshte ky koment nga Egin

C'eshte ky koment nga Egin Neritan Ceka qe as mora dot mundimin ta lexoja, se qe ne rreshtat e para m'u duk fare jashte teme ?!

"Ish-drejtuesi i policisë

"Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi, i larguar nga detyra disa muaj më parë pas një përplasje publike për aferat e kromit në veri, ka dhënë një intervistë për A1Report ku ndër të tjera është shprehur se eksperti që dubloi ekspertizën e FBI-së për vrasjet e 21 janarit ishte nga Tropoja:...."

Nuk e kuptoj se pse paska aqe randesi per Shemsi Prençin "...se eksperti që dubloi ekspertizën e FBI-së për vrasjet e 21 janarit ishte nga Tropoja:...." .

Un psh jam nga Shkodra. Po ti Shemsi Prençi nga je ? Ha,ha,ha.

Egin Ceka nuk me vjen cudi qe

Egin Ceka nuk me vjen cudi qe edhe ti qenke si babai.

Add new comment