Pjesë nga “arsyetimi” i lirimit të gardistëve: Nuk u provua se të pandehurit njiheshin me viktimat (?)

Pesë ditë pas verdiktit që i dha pafajësi dy oficerëve madhorë të Gardës së Republikës, treshja gjyqësore me kryesues gjyqtarin Besnik Hoxha dhe pjesëtarë Ardiana Bera dhe Arjana Caco, ka mbyllur dhe firmosur argumentimin e vendimit për dosjen e “21 janarit”. Argumentimi i vendimit, një dokument me rreth 40 faqe, ku shpjegohen arsyet se përse gjykata shpalli pafajësinë për kreun e gardës, gjeneral Ndrea Prendi dhe për komandantin e njësisë speciale, oficerin Agim Llupo ende nuk është bërë publik, por Top Channel ka mundur të sigurojë përmes një burimi jozyrtar disa pjesë të tij.
Në raportimin e TCH, thuhet:
“Gjykata, sipas argumentimit, nuk mohon që në 21 janar mbetën të vrarë Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, por ajo arsyeton se nuk ka elementë të akuzës së vrasjes me dashje, pasi nuk u provua se të pandehurit njiheshin me viktimat. Sipas Gjykatës, nuk mund të ketë akuzë tjetër të seksionit të vrasjeve, sikurse janë akuzat e vrasjes nga pakujdesia, vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike, apo vrasjes në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Gjykata është treguar e rezervuar të shprehet se për çfarë akuze mund t’i kishte sjellë prokuroria të pandehurit për gjykim, duke mos riklasifikuar akuzën, edhe pse pranon tre viktimat e ngjarjeve të 21 janarit.
Gjykata pranon ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimit, duke arsyetuar në dy faqe të vendimit se prova kryesore e gjykimit të dosjes “21 janari” është pikërisht kjo ekspertizë. Gjykata deklaron se e merr në konsideratë këtë provë dhe se nëpërmjet saj Gjykata ka krijuar bindjen se plumbi që ka vrarë demonstruesin Faik Myrtaj ka dalë nga arma e kreut të gardës, Ndrea Prendi. Por gjykata kundërshton natyrën e akuzës, vrasjes me dashje në rrethana cilësuese dhe që u soll për gjykim nga Prokuroria. Në konkluzionet e sa thuhet më sipër, Gjykata në argumentimin e saj, pavarësisht se pranon vrasjet, por jo akuzën për vrasje me dashje, thotë se nuk mund të rikualifikojë një akuzë të re...”
Më shumë:
Comments
Sa plehra. Jo vetem gjykata,
<p>Sa plehra. Jo vetem gjykata, por edhe prokuroria. Valle kaq "e paditur" paska qen prokuroria qe e ka formuluar akuzen ne ate menyr?!</p><p>Plehra. Ktu nuk eshte nje pjese e sistemit e korruptuar, ktu jane te gjithe pa perjashtim.</p>
Add new comment