Arkiv-Lajme
Ungjilli sipas Topit, Biberajt e Oketës…
Para disa javësh, kur Bamir Topi u pyet për koalicionet e mundshme parazgjedhore të FRD-së, u përgjigj se përjashtoheshin në mënyrë absolute PD-ja, për arsye morali politik, dhe PS-ja për arsye ideologjike. Mospërjashtimi eksplicit i LSI-së nga Topi i hapi rrugën spekulimeve në media për një koalicion parazgjedhor të FRD-së, PBDNJ-së dhe LSI-së. Por kur bashkëthemeluesit e FRD-së Biberaj dhe Oketa, u pyetën në mënyrë eksplicite në media për një koalicion parazgjedhor me LSI-në, ata u përgjigjën po në mënyrë eksplicite se LSI-ja përjashtohej si kandidate për një koalicion të tillë.
T'i mbrosh apo t’u japësh munxët - pyet Mustafa Nano
Mes ndërdyshjesh e skrupujsh – sic e pohon vetë në fund të shkrimit, - Mustafa Nano ngre sot një pyetje të vështirë në editorialin e vet në të përditshmen SHQIP: Ç’duhet bërë në rrethanat e një regjimi iliberal (Zakaria)? Cila duhet të jetë qasja ndaj institucioneve të cilët teorikisht duhen mbrojtur, por praktikisht janë të kontrolluara nga ekzekutivi? Nano merr një shembull nga ditët e fundit, kopertinën e gazetës DITA, një ditë pasi u mor vendimi i Gjykatës lidhur me çështjen e 21 janarit.
Shehi bëhet me Berishën. “Por qëndrimet e mija mbeten po ato”, garanton ai
Dashamir Shehi, që ka qenë prore kritik me PD-në e pas vitit 1996, por pa iu larguar llogores së djathtë (më saktë, antikomuniste), ka vendosur këtë herë të futet në fushatë në krah të Berishës, pas një “trade off”-i që ka bërë me të. Ai nuk ndryshon asgjë nga qëndrimet që ka mbajtur, megjithatë. Në programin “Fakt”, ai është shprehur se “nuk ka ndryshuar as Berisha, as unë; nuk kemi moshë të ndryshojmë; vendimin për t’u bërë në një koalicion me të ma dikton ligji elektoral”, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të modifikojë qëndrimet që ka mbajtur gjatë 15 viteve të fundit.
Vëllai i Ndrea Prendit po thërrmon Burgun e Spaçit për skrap - denoncon Lubonja
E përditshmja Gazeta Shqiptare ka botuar në numrin e sotëm një deklaratë të Fatos Lubonjës në një bashkëbisedim me anëtarët e Forumit të Trashëgimisë. Kanë folur për burgun e Spaçit në kontekstin historik. Në media sapo është dhënë lajmi se ky objekt, i cili disa muaj më parë u premtua se do të kthehej në muze, po shkatërrohet i gjithi për skrap.
Mediat për dorëheqjen e Papës
Rrjetet sociale janë mbushur me teori konspirative për dorëheqjen e Papës, kurse media tradicionale përgjithësisht është politikisht korrekte. Ato nuk lënë pa përmendur faktin se të jesh Papë nuk është e lehtë. Vetëm pak kohë më parë mazhordomi i tij u burgos për nxjerrje sekretesh, ndërsa mediat patën raportuar se ka pasur edhe një komplot për vrasjen e Papës. Papa Benedikti XVI, i linjës konservatore, nuk i pati punët dhe aq mirë me myslimanët, të cilët u ndjenë të lënduar kur ai citoi një perandor bizantin, që kishte qëndrime shumë të ashpra ndaj profetit të tyre.
Një thënie e Kasem Trebeshinës për Sali Berishën?
Lexuesi Mehmet Metaj na ka dërguar në adresat e bashkëpunëtorëve të faqes, tekstin e mëposhtëm:
Denoncova se pata besim tek ju, por u katandisa rrugëve i kërcënuar – i shkruan një ish-doganier "besnik", Berishës
Një doganier i cili disa muaj më parë denoncoi në media kontrabandën në pikën kufitare të Kapshticës, u zhduk dy ditë pas denoncimit dhe askush nuk u morr më me të. Katër muaj pas atij denoncimi, ai ka dërguar një letër për Berishën botuar sot në të përditshmen DITA, ku ndër të tjera ky person (emri i tij është Urim Gjata) shkruan:
Berisha e Basha edhe në 93-vjetorin e Tiranës nuk kanë temë tjetër veç Ramës
Tirana mbush sot plot 93 vjet që nga shpallja e saj kryeqytet i Shqipërisë. Për Berishën (dhe kësaj here edhe për Bashën e Bashkisë) është thjesht një rast për të folur edhe njëherë për ... gogolin Rama.
Shmangin diskutimin për 7 raporte mbi të drejtat e njeriut – thotë Totozani dhe pranon vështirësi në marrëdhëniet me Kuvendin
Disa javë më parë Avokati i Popullit formuloi zyrtarisht dy propozime për vendin e një prej 3 komisionerëve të këtij institucioni. U prezantuan dy kandidatura nga kategoria e personave me aftësi të kufizuar, konkretisht dy juristë nga shtresa e të verbërve. Ligjërisht i takon tashmë Kuvendit t’i marrë në shqyrtim e t’i votojë. Por çfarë po ndodh me këto kandidatura?
Mihal Luarasi jep versionin e tij dhe përgënjeshtron versionin e Todi Lubonjës lidhur me dëshminë e tij në gjyq
Në librin “Nën peshën e dhunës”, autori Todi Lubonja (vdekur në vitin 2005) përmend si një nga dëshmitarët në gjyqin e tij edhe Mihal Luarasin. Ky i fundit ka përfunduar gjithashtu në burg në po të njëjtën kohë e i akuzuar për të njëjtën gjë, dmth për futjen e frymës liberale në art e kulturë. Libri i Lubonjës është publikuar qysh në fillim të viteve ‘990, dhe në një intervistë për Mapon e sotme, Luarasi thotë se nuk e ka takuar më pas daljes në dritë të librit.