Arkiv-Lajme
Brozi për Berishën: “Ata që pranojnë djallin duke mos protestuar kundër tij, ata realisht po bashkëpunojnë me të.”
LSI kthehet në zyrë punësimi. Apliko tani!
“LSI kthehet në zyrë punësimi.” Ky është titulli me të cilin hapet sot gazeta Shqip. Në kuadrin e fushatës zgjedhore ofrohen praktika pune në shtet e privat në këmbim të mbështetjes politike. Sipas Shqip, në Fier e Berat ka disa kohë që po shpërndahen formularë punësimi në këmbim të votave. Nëse i jep 40 vota LSI, punësohesh, sipas Shqip. Tani, kjo po bëhet dhe në Intenet. Në sajtin www.lsi.al shkruhet me të madhe: Apliko Tani!
Schmitt: nuk ka vijimësi iliro-shqiptare. Aleks Buda, përgjegjës për shovinizmin kombëtar-stalinist, ende konsiderohet shtyllë e kulturës
Instikti i shpellarit inatçi - thotë Kulla për Berishën dhe tregon ç'ndodhi në '97 me refuzimin për të pritur dy politikanët e Uashingtonit
Pëllumb Kulla në një analizë botuar sot në të përditshmen DITA tregon ndër të tjera edhe disa detaje nga ngjarja në fillim të 1997-s që shkaktoi krisjen mes SHBA-ve dhe Berishës, refuzimi nga ky i fundit për të pritur dy politikanë të lartë amerikanë. Kulla në atë kohë ka qenë ambasador i Shqipërisë në OKB. Shkruan Kulla në DITA:
Çfarë duhet të presim nga intervista e një Ambasadori?
Ambasadori italian në Tiranë, Masimo Gaiani, në një intervistë të dhënë për emisionin “Elite Business” në TV SCAN ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, shqetësimet e investitorëve të huaj, projektin TAP, kërkesat e BE-së ndaj Shqipërisë dhe pritshmëritë për zgjedhjet e ardhshme.
Nisin gërmimet për varreza të reja të ushtarëve grekë në 6 pika. Së shpejti në 696!
Gazeta Shqiptare ka zbuluar dokumentin që lejon nisjen e zhvarrimeve të ushtarëve grekë në 6 pika të tjera, në bazë të marrëveshjes së 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë për “kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve të rënë në luftë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitin 1940-1941”.
Shtohet proteksionizmi turk ndaj Kosovës, Ministri Yilmaz: “Ju armatosim ne!”
Duket se Turqia e ka marrë shumë seriozisht na pikëpamja gjeo-strategjike Ballkanin, dhe se deklaratat e Kryeministrit Erdogan të para pak javëve për Kosovën kanë qenë vetëm preludi i shfaqjes së një “prezence” të re në ekuilibrat ballkanikë. Vizita e Ministrit turk të Mbrojtjes, Ismet Yilmaz, mund të duket si një vizitë rutinë, por deklarata e tij se do të furnizojë me armë Forcën e Sigurisë së Kosovës, njofton Express, flet se turqit kanë vendosur të investohen fuqimisht në krah të shqiptarëve të Kosovës.
Gallatë lobistësh e financierësh të Berishës – pa koment
Ne të Respublica.al-it e kemi zakon t’i përcjellim lexuesit koncentrate të infomacionit që publikojnë mediat e ndryshme, me ndonjë koment të vogël tonin. Përkundër këtij zakoni tonë, më poshtë, do të gjeni një lajm të transmetuar nga Top Channel, pa asnjë koment tonin.
Qeveria bëri të ditur zyrtarisht përmes ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto se ka përfunduar negociatat me konsorciumin “Vetro Energy” dhe ka nisur bisedimet me kinezët e “Win Business” për privatizimin e “Albpetrol”. Çfarë ka ndodhur?
Gjinushi, Pollo e Vasili: 3 versione të fushatës
3 fjalime jo dhe aq të rëndësishme të 3 aktorëve jo dhe aq qendrorë të politikës, japin një shije paraprake të mënyrës sesi do zhvillohet fushata. Skënder Gjinushi ka risjellë strategjinë e vjedhjes së zgjedhjeve nga PD, Pollo ka bërë thirrje për ët votur kundër “bllokimit” ndërsa Vasili ka zënë vendin e atij që pak i interson sesi do votohet, por se si do numërohet.
Arrogancë pasanikësh, Donald Trump hedh në gjyq për 5 milionë USD një kolumnist që i pati bërë një batutë për flokët...
Kolumnisti Bill Maher në një artikull tek Huffington Post flet për çudinë e vet kur iu paraqit thirrja për në gjyq ku Donald Trump i kërkon... 5 milionë USD!