Instikti i shpellarit inatçi - thotë Kulla për Berishën dhe tregon ç'ndodhi në '97 me refuzimin për të pritur dy politikanët e Uashingtonit

Postuar në 10 Shkurt, 2013 04:39

Pëllumb Kulla në një analizë botuar sot në të përditshmen DITA tregon ndër të tjera edhe disa detaje nga ngjarja në fillim të 1997-s që shkaktoi krisjen mes SHBA-ve dhe Berishës, refuzimi nga ky i fundit për të pritur dy politikanë të lartë amerikanë. Kulla në atë kohë ka qenë ambasador i Shqipërisë në OKB. Shkruan Kulla në DITA:

"Është me mjaft interes të rrëfehet se në fillim të 1997, për gjestin e tij luftarak të refuzimit për të pritur dy politikanë të lartë  të Uashingtonit, ai i la në padituri të dy ambasadorët që kishte dekretuar në territorin e ShBA-ve. Mua këtë lajm ma dha një aktivist politik shqiptaro amerikan, ndaj të cilit me shumë vështirësi u hoqa sikur më kish njoftuar kryeqyteti. Unë, pastaj, ia përcolla menjëherë të ndjerit Dilja lajmin që e habiti, ngaqë duhej njoftuar ai i pari zyrat e Presidencës. Ne ishim në pozitën qesharake të përdorimit rëndë-rëndë të “no comment”-it ndaj qindra telefonatave të shqetësuara për paudhësinë e kreut tonë të shtetit. U gjendëm të papërgatitur se atëherë, edhe amerikanët nuk e kishin shfaqur aq hapur pakënaqësinë, sa ç’po e shfaqin këtë herë skandalizimin për padrejtësinë kriminale të vrasjeve të janarit 2011…"

"Instikti i shpellarit inatçi" -  e quan Kulla sjelljen e S.Berishës dhe duke shkruar mbi skandalin e gjykatës me lirimin e vrasësve të 21 janarit, thotë:

"Jemi këtej nja dhjetë mijë kilometra larg e sipas logjikës së atjeshme ne të përkëtejmit mund të flinim të qetë. Po nuk mundemi të gjejmë rehat. Dhjetëmijë kilometrat nuk janë ilaç. Ajo që ka ndodhur në një gjykatë të Tiranës duhet të trondiste dhe marsianët në se ekzistojnë.. Para dy ditësh atje është konsumuar vepra më skandaloze në historinë e Europës paskomuniste. Jeni shpërdoruar ndyraz, o të mjerë gjyqtarë! Dhe ju, dhe prokurorët e atij procesi! Është dhënë një pafajësi e turpshme! Gjykata turpëroi veten, duke nxjerrë të pafajshëm dy pushkatarë të verbër, por vendi dhe historia e shqiptarëve kërkon kryevrasësin. Dhe bota në pesë kontinentet e di që është ai, bash ai, mallkim i kohës sonë! A.N.

Kulla i plotë:

http://gazetadita.al/shperdorimi-i-njerezve-me-vetura-shtete...

Comments

Submitted by asim debi (not verified) on

mendoj se Pellumbi gabohet per kohen e kesaj ngjarje. Sala refuzoj te takonte Wirth  e pastaj dhe Engell diku aty nga  mezi i 96-tes,

misioni i te cileve ishte rivotimi ne 40 zona. Prishja definitive erdhi kur Berisha "emeroi" Demaçin,diku andej nga tetori, ne krye te Kosoves

me misionin qe  te kryente rebelim, per  mos t'u mar Amerika me te.

Datat e sakta gjehen he shtypin e kohes. Kulla ka te drejte kur thote per karshillekun ndaj Amerikes.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Tallen shpellart e ardhun ne Tirane mbas viti 1944 me shpellart e vonuem te ardhun mbas viti 1990. Ha,ha,ha.

Submitted by astrit (not verified) on

Mendoj se kane te drejte te tallen. Shpellaret e ardhura pas 1944, ti kemi inat por tu japim hakn, shume her eu gdhenden e u bene njerez. Pavaresisht se u mungoi pedigree-ja 'aristokratike' e dyqanxhinjve te vegjel te qytetareve te kohes, ata ndryshuan dhe nuk u sollen me si njerez me bisht.

Mbase eshte ceshtje kohe dhe shpellareve te vone u mungon vec pak koha...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Diferenca midis shpellarve te pare dhe te dyte esht vetem 50 vjet.

Mbas shkeputjes pese shekullore te shqiptarve nga Europa per shkak te egersinave aziatike, erdhen shpellart e pare ne vitin 1944 dhe e shkeputen per here te dyte. Keto vrane dhe persekutuen te gjithe elementin filoeuropian shqiptar. Ma vone vune krava te kuqe, vendosen diktaturen dhe e humben Shqipnine ne nji katasrofe ekonomiko-kulturale.

Shpellart e dyte si shpellart e pare po e shkepusin perseri Shqipnine nga Europa ne drejtim te Arabise Saudite, me ligjet e shekullit te VII te Muhametit a.b.c.d.e.f...m,n.

Submitted by dritan (not verified) on

censuruar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.