Arkiv-Lajme

Fresk Ilir Metës…

Postuar në 07 Shkurt, 2013 16:57

Në qoftë se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Fryma e Re Demokratike, ashtu si edhe parashikohet nga të gjitha shenjat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta, do të krijojnë së bashku një Pol elektoral të Qendrës, atëherë do të kemi një ndryshim të rëndësishëm në spektrin politik shqiptar – shkruan gazetari Artur Zheji në një opinion të botuar nga e përditshmja Panorama. I quan votat e LSI-së "të kolauduara" dhe pastaj flet gjatë në disa paragrafë për Ilir Metën dhe ata që… i bëjnë "fresk të paparë" atij.

Topalli, logjikë tribale kanunore - shkruan Vehbiu dhe njofton se nuk do lejojë më komente politike nga lexues të paidentifikuar

Postuar në 07 Shkurt, 2013 13:27

Ardian Vehbiu është ndalur  në një analizë të vendimit të gjykatës për 21 janarin në reagimin e Kryetares së Kuvendit në seancën e sotme të Kuvendit. “Ka një logjikë, në diskursin e çalë të Topallit; një logjikë që, kushedi në emocion e sipër, nuk arrin të nyjëtohet në fjali, as të mpikset në mendim racional – e pikësuar siç është nga shpërthime të vogla emocionale, të llojit “ik mor andej”, “moj zonjë”, “mu më dhimbesh edhe ti moj”, “po don me fol ti”, “ikni frikacakë”, e ndonjë tjetër.

Ky vendim është subjekt apeli - thotë KE për vendimin mbi 21 janarin dhe i përmend Tiranës progres-raportin

Postuar në 07 Shkurt, 2013 12:25

Komisioni Europian pas njohjes me vendimin e Gjykatës së Tiranës për 21 janarit, i kujtoi Tiranës zyrtare, përcaktimin në progres-raportin e Shqipërisë për këtë çështje.  

“Në progres raportin e Shqipërisë bëhet thirrje për të trajtuar këtë çështje përmes një proces gjykimi  të besueshëm. Komisioni shënon gjithashtu se ky vendim është subjekt apeli, çdo polarizim i kësaj çështjeje duhet evituar” nënvizoi zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano.

Ambasada e SHBA: Jemi të tronditur nga vendimi për 21 janarin

Postuar në 07 Shkurt, 2013 10:16

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vendimit për të shpallur të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit. Ata e quajnë tronditës vendimin dhe thonë se ai minon besimin tek sistemi gjyqësor.

Shënim: Ekspertiza e FBI-së për 21 janarin, letër higjienike si NYT…

Postuar në 07 Shkurt, 2013 08:46

Në ditët e e tensionuara pas 21 janarit 2011, Ambasadori Arvizu u investua fuqimisht për të shmangur një përplasje të dytë (ndoshta të përgjakshme) mes forcave qeveritare dhe opozitës së revoltuar nga vrasja e 4 protestuesve të saj në bulevardin kryesor të Tiranës. A premtoi një ndihmë të laboratorit kriminalistik të FBI-së për zbardhjen e atyre 4 vrasjeve dhe premtimin e mbajti.

Tema online sulmohet nga hacker-at; nuk duket e rastësishme dita e zgjedhur për këtë sulm

Postuar në 07 Shkurt, 2013 07:55

Ka mbi dy orë që faqja online e Temës është e pavizitueshme. Shkaku është një sulm hacker-ash, të cilët kanë dëmtuar database-in dhe file-t e rikonfigurimit të vetë faqes. Është një sulm që mendohet të jetë i orkestruar nga njerëzit e qeverisë, apo të Gardës së Republikës, me synimin për të minimizuar efektin e informimit mbi vendimin e Gjykatës së Faktit, që i nxorri të pafajshëm të akuzuarit kryesorë për krimin e 21 janarit 2011.

Shpërthen Topalli: Boll keni vrarë për 50 vjet; edhe djali i deputetes Xhuvani vrau; ka ikur koha juaj

Postuar në 07 Shkurt, 2013 07:33

Në Parlament është zhvilluar një debat jashtë rendit të ditës pas vendimit të gjykatës mbi ngjarjen e 21 janarit 2011, dhe protagoniste ka qenë në mënyrën e saj Jozefina Topalli, e cila së pari ka përsëritur tezën e çuditshme se “dikush i çoi për t’i vrarë ata të katër para kryeministrisë”, dhe së dyti ka krahasuar me një logjikë gjithashtu të çuditshme vrasjen e katër vetëve nga garda e republikës me një krim ordiner të kryer, sipas saj, nga djali i një deputeteje (Luiza Xhuvanit).

Të lutem mos ma nxirr kokën! (aty ku ka frikë, nuk ka liri)

Postuar në 07 Shkurt, 2013 07:20

Gazetarja e emisionit “Fiks Fare”, e ndjekur nga kameramani, përpiqej të intervistonte disa mësues të një fshati të Librazhdit. Në fakt, halli ishte i mësuesve. Ata kishin muaj pa marrë nga qeveria kompensimin financiar për transportin. Por doli se mësuesit kishin dhe një tjetër hall. Që ishte se kishin frikë të flisnin për hallin e tyre. Gazetarja përpiqej t’u merrte një prononcim, por mësueset, sikur të akuzuarit për një krim ndërsa dalin nga gjykata, tërhuzeshin, nxitonin hapat, ulnin kokën për t’ju shmangur kamerës.

Djali i Faik Myrtajt: Drejtësia dështoi, por do të funksionojë Kanuni

Postuar në 07 Shkurt, 2013 06:24

Djali i Faik Myrtajt, njërit prej viktimave të 21 janarit ka reaguar pas vendimit të drejtësisë. Në një prononcim për ‘Neës 24’ ai ka thënë se kur drejtësia nuk bën detyrën e saj, tradita e vjetër thotë që gjaku lahet me gjak.

Sipas tij, kryeministri duhet ta dijë se viktimat kanë nga një fis nga mbrapa. “Pas këtij vendimi ndihem i varrosur për së gjalli”.

Drejtësia shqiptare vulosi turpin e vet: Asnjë fajtor për vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm

Postuar në 07 Shkurt, 2013 05:19

Në njoftimin e televizionit Top-channel lidhur me gjyqin në ngarkim të pjesëtarëve të Gardës së Republikës të akuzuar për vrasjet e 21 janarit 2011, të cilët – ky është lajmi shock – u shpallën të pafajshëm, thuhet mes të tjerash: “Gjykata rrëzoi akuzën për vrasje në rrethana cilësuese ndaj të pandehurve në procesin e 21 janarit, ndërsa në vendim u shpreh se Prokuroria nuk dha prova direkte që vërtetojnë akuzën e vrasjes”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme