Ky vendim është subjekt apeli - thotë KE për vendimin mbi 21 janarin dhe i përmend Tiranës progres-raportin

Postuar në 07 Shkurt, 2013 12:25

Komisioni Europian pas njohjes me vendimin e Gjykatës së Tiranës për 21 janarit, i kujtoi Tiranës zyrtare, përcaktimin në progres-raportin e Shqipërisë për këtë çështje.

“Në progres raportin e Shqipërisë bëhet thirrje për të trajtuar këtë çështje përmes një proces gjykimi  të besueshëm. Komisioni shënon gjithashtu se ky vendim është subjekt apeli, çdo polarizim i kësaj çështjeje duhet evituar” nënvizoi zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano.

Njëkohësisht, sipas tij, Komisioni në qëndrimin e tij ka rikujtuar se “një sistem gjykate i pavarur, i paanshëm dhe i përgjegjshëm, i zoti për të siguruar gjykime të ndershme është një dëshirë e çdo qytetari shqiptar dhe një element thelbësor i shtetit ligjor një parakusht për rrugën drejt integrimit evropian”. A.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Një proces gjykimi të besueshëm??? Ketu ska proces fare por ka nje farse...

Submitted by Dritan (not verified) on

Nuk ka drejtesi kur familja e vicidolit ka uzurpuar cdo qelize te shtetit. Eshte nje kancer qe duhet mposhtur.

Submitted by migena (not verified) on

Çdo te thote "...çdo polarizim i kësaj çështjeje duhet evituar"?? Po pse ore keta nga zyrat e Brukselit e vendosin nese populli shqiptar duhet te zemerohet ose jo?? Po ku e kane gjetur kete formule keta, cfare eshte zemerimi popullor, telekomande qe e mban qeni i Argites ne shtepine e Saliut??? Pse jeni kaq te padrejte me ne more zoteri, c eshte kjo pune keshtu?? Pse duhet te mabjme ne ne kurriz Saliun sepse ndonje nga shefat tuaj ka ngrene lugen e corbes se tij?? Aman o zot se do na pelcase zemra, nuk mundemi me keshtu

Submitted by I3VI5 (not verified) on

C'ka per tu cuditur ktu?

Tani na erdhi lajmi ne qe vrasesit nuk denohen?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.