Rreziqet e borxhit publik, që është planifikuar të arrijë këtë vit në 63,8% të GDP-së

Postuar në 07 Shkurt, 2013 04:17

Borxhi vijon të mbetet në fokus të debatit publik (në foton që shoqëron këtë shënim është diagrama e borxhit në vite e parashikuar disa kohë më parë; duket që është një diagramë e vjetëruar). Nuk ka ditë që dikush të mos flasë për të, përfshirë dhe qeveritarë; dje foli dhe kryeministri. Por janë specialistët dhe ekspertët e ekonomisë e të financave, që kanë zënë ta thonë të tyren. Sot ishte Anastas Angjeli, që në një shkrim të publikuar në Panorama, numëron rreziqet e borxhit të madh publik (duke iu referuar të dhënave të qeverisë, ai thotë se borxhi do shkojë këtë vit në 63,8% të GDP-së, në një kohë që Serbia e ka 58%, Kroacia 54%, Mali i Zi 52%, Maqedonia 31% dhe Bosnja 27%):

  1. Niveli i borxhit në 60% të GDP-së nuk është, sipas Angjelit, një shifër “rreziku” e zgjedhur kuturú. E prandaj kapërcimi i këtij niveli duhet parë me frikë.
  2. Borxhi i marrë, jo për politika zhvillimi, por për financimin e aktiviteteve jo prodhuese (mbulimin e shpenximeve për paga) është një barrë për qeverisjen.
  3. Gjysma e borxhit tonë është afatshkurtër, e prandaj shërbimi i borxhit, dmth shlyerja e tij, bëhet gjithnjë e më problematik.
  4. Ka një “borxh ekonomik”, ku përfshihen, përveç borxhit fiskal, edhe detyrimet e prapambetura që buxheti i ka biznesit për punë publike të kryera e të papaguara, detyrimet për rimbursimin e TVSH-së, ekzekutimin e vendimeve gjyqësore që kanë nxjerrë fajtor shtetin, etj. Ky borxh, sipas Angjelit, është sa vetë GDP-ja e vendit.

Shkrimin mund të gjeni të plotë në versionin online të Panoramës në orët e pasdites.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Mathematica (not verified) on

<p>Pse se keni bere distancen 52 - 61 ne aksin vertikal pak me te madhe ?</p><p>Dhe &quot;efekti&quot; do te ishte shume me i madh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.