Një sinjal periferik Serbisë!?
Brukseli duket se ka nisur një sinjal ndaj Beogradit zyrtar që mesa duket lidhet me situatën politike në vend. Mediat opozitare serbe, raportojnë se një aktivitet me titullin: “Serbia, një kandidat strategjik në një pozicion kritik”, parashikuar për t’u zhvilluar këto ditë dhe në të cilin ishte ftuar të referonte edhe kryeparlamentarja Ana Brnabiç, është anulluar. Organizues i aktivitetit është Qendra Europiane për Politika dhe ajo ka njoftuar anullimin edhe për gazetarët e përfshirë në të.
Organizatorët shprehën keqardhjen për çdo të papritur, por nuk dhanë shpjegime të mëtejshme. Brnabiç ishte e vetmja folëse në dëgjesë
raporton “N1”.
Nuk është e qartë arsyeja, ndonëse Brnabiç sipas agjencisë “Tanjug” do të jetë të premten në Bruksel ku do të takohet me disa zyratrë europianë mes të cilëve edhe kryetaren e PE-së, Metsola.
Add new comment