Më 12 shtator, nis Leqendisja 4 e Shqipërisë

Postuar në 10 Shtator, 2025 18:39

Sot është njoftuar se më datën 12 shtator mblidhet Parlamenti në seancën e parë për legjislaturën e re. Disa media poshtë qeverisë, raportojnë se aty “kryeministri Rama do të prezantojë programin katërvjeçar dhe qeverinë e re”. Për të qeshur! Sidomos termi “program”. Për të qeshur edhe termi qeverisje që nuk është zhargon nëse do të quajmë Leqendisje.

Fjala “Leqendisje” na jepet me këtë kuptim:

E bëj të vuajë dikë, e hidhëroj dhe e dobësoj a e trondit shpirtërisht; e merakos shumë, e brengos; e mërzit shumë

E ekzagjerojmë nëse ekuivalentojmë qeverisjen me leqendisjen sipas këtij kuptimi?! Ka shumë mundësi që jo, pasi jetojmë këtu.

A është më Lajm përbërja e qeverisë së re? Është vështirë të kujtohet ndonjë rast tjetër kur interesi për qeverinë të ketë qenë kaq I ulët, ose të paktën kaq pranë indiferencës totale. Arsyet janë të njohura dhe të ditura: ne jemi të huaj në vendin tonë, në të cilin lutemi të mos na grisin tajaren shumë dhe të na lënë të bëjmë punën. Në këtë nivel ka arritur situate që është më e ndezur në rrjete sociale, ku vepron një Shqipëri paralele.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.