Arkiv-Lajme
Si mund të jesh kaq zemërkazëm, katil, hienë? - i shkruan Artan Hoxha, Henri Cilit pas shkrimit për 21 janarin
Henri Cili ka shkruar një koment në MAPO lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës për vrasësit e 21 janarit dhe ndër të tjera shkruan: "…gjykata nuk gjeti një dashje në atë që ka ndodhur. Një lajm i mirë, të paktën sepse nuk kemi një Republikë që vret me dashje qytetarët e vet. Ky është një lehtësim për opinionin publik, përfshi këtu këdo të lidhur, implikuar apo interesuar në këtë çështje.
Ingravescentem aetatem.. Papa i parë prej shekujsh që jep dorëheqjen
Papa Benedikti i 16-të njoftoi sot se do të japë dorëheqjen. Me anë të një deklarate, Papa tha se ai do të tërhiqet nga posti i Papës më 28 shkurt. Doreheqjen e ka deklaruar ne latinisht - thote agjensia ANSA dhe citon: "Dorëhiqem per ingravescentem aetatem". Papa citohet te kete thene se e "ka ekzaminuar herë pas here" ndërgjegjen e tij e tij rreth këtij vendimi. Papa Benedikti tha se po jep dorëheqjen sepse gjatë muajve të fundit ka humbur fuqinë e tij fizike "në atë shkallë që më duhet të pranoj paaftësinë time për të përmbushur detyrat që më janë besuar si Papë".
Roberto Saviano flet për mënyrën sesi mafia kontrollon votimet. Çuditërisht, fiks si tek neve!
Roberto Saviano në një shkrim te La Repubblica të titulluar “Quel voto di scambio che uccide la democrazia” (ajo votë e këmbyer që vret demokracinë), flet për mënyrën sesi mafia zgjedh njerëzit e vet. Mekanizmi i manipulimit është shumë i thjeshtë. Shkruan Saviano:
Alfred Peza: Gazetaria është në krizë të thellë e të plotë
“Ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime”, ka thënë qysh në fillim një frazë të pritshme Alfred Peza në intervistën që i ka marrë Robert Rakipllari, të publikuar në Panoramën e sotme. E më poshtë bën me dije se kërkesa nga ana e eksponentëve të rëndësishëm të PS-së ka qenë këmbëngulëse e për një kohë të gjatë, gjë që e ka bërë vetë Pezën të kalojë nga gjendja e refuzimit apriori në një gjendje reflektimi, e më pas në një gjendje mirëkuptimi e pranimi të kërkesës.
NYT: Të vrasësh një amerikan
“Letra e bardhë” është një dokument i zbuluar së fundmi nga media amerikane. Sipas saj, Presidenti I SHBA-ve ka fuqi për të urdhëruar vrasjen e personave që besohet se janë pjesë e Al Kaidës, edhe nëse ata janë qytetarë amerikanë. E përditshmja amerikane “New York Times”, i ka kushtuar një kryeartikull të gjatë këtij dokumenti dhe e quan shqetësuese “logjikën e shtrembëruar” të avokatëve të administrates që e mbrojnë atë.
Një super-stuhi diellore po vjen (do kemi vetëm 30 minuta kohë) - shkruan The Independent
Një super-stuhi diellore mund të përplaset në satelitët komunikues të Tokës, të shkaktojë mungesë të rrezikshme të energjisë në rrjet dhe të shkatërrojë koordinimin e fluturimeve të aeroplanëve, - shkruan në fillim të një artikulli disi tronditës e përditshmja londineze, “The Independent”.
Al Gore: Kapitalizmi duhet ndryshuar, përndryshe...
Ju kujtohet Al Gore? Pas një dokumentari të suksesshëm mbi rreziqet e ndryshimit të klimës, ai sapo ka botuar një libër të titulluar: "E Ardhmja, 6 motorë të ndryshimit global" ku flet për rrezikun që sjellin mediat e ndërkryera nga etja për fitime, ndotja globale, thyerja e privatësisë online, dhe mbi të gjitha degradimi i kapitalizmit. Poshtë kemi përkthyer disa pasazhe nga libri:
Luan Omari: “Vendimi i Gjykatës në kundërshtim të plotë me të gjitha provat që flasin qartë”. Ngjela akuzon Arvizunë për tolerancë ndaj bandës shtetërore. Dule: PS bëri shumë pak
Konstitucionalisti i njohur Luan Omari, i cituar nga gazeta Sot, është shprehur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të Llupos e Prendit. Sipas tij “ekziston një mendim i përgjithshëm, por edhe unë gjykoj se ai vendim ishte vërtet absurd dhe jashtë çdo lloj realiteti njerëzor. Nëse do të bazohemi tek provat e paraqitura, tek ekspertiza e FBI si dhe tek filmimet të cilat i kanë parë të gjithë shqiptarët, do të arrinim në konkluzionin se janë shkelur rëndë normat e së drejtës”.
Përveç Besnik Hoxhës dhe Adriana Berajt të padekretuar nga Moisiu, edhe Ariana Caco rezulton e paditur nga një avokat për mitmarrje
Dje ishte Presidenti Moisiu që rrëfeu se dy nga gjyqtarët, Besnik Hoxhën dhe Adriana Berajn, nuk i kishte dekretuar sepse kishte indicie për korrupsion. Sot, gazeta Shqiptarja.com ka botuar informacion për një implikim edhe të gjyqtares së tretë, Ariana Caco. Dy vite më parë Caco ishte paditur në Prokurori nga një avokat në Tiranë për mitmarrje. Ajo kishte vonuar për 2 vjet gjyqin e klientit dhe kishte premtuar një futje pa rradhë në këmbim të 10 mijë eurove.
Kosta Barka konstaton që ka “sulm” ndaj Kishës Ortodokse, dhe gishtin e ngre tek “nacionalizmi”
Kosta Barka, me një shkrim te Panorama nën titullin: “Sulmi ndaj Kishës Ortodokse”, ngre disa pyetje që duket se e kanë përgjigjen implicite: