Al Gore: Kapitalizmi duhet ndryshuar, përndryshe...

Postuar në 10 Shkurt, 2013 13:40

 

Ju kujtohet Al Gore? Pas një dokumentari të suksesshëm mbi rreziqet e ndryshimit të klimës, ai sapo ka botuar një libër të titulluar: "E Ardhmja, 6 motorë të ndryshimit global" ku flet për rrezikun që sjellin mediat e ndërkryera nga etja për fitime, ndotja globale, thyerja e privatësisë online, dhe mbi të gjitha degradimi i kapitalizmit. Poshtë kemi përkthyer disa pasazhe nga libri:  

 

Kapitalizmi, sikurse demokracia, duhet të reformohet. Prioriteti për ata që janë dakord se kjo është rruga kyçe për të rivendosur dobinë e kapitalizmit si një mjet për të rimarrë kontrollin e fatit tonë, duhet të këmbëngulin që të ndërtohen mjete të mirëfillta, të plota e të sakta të matjes së vlerave. Të ashtuquajturat “externalities” që injorohen rregullisht në kontabilitetin standart të biznesit duhet të integrohen plotësisht në llogaritjet e tregut. Për shembull, nuk mund ët jetë më e pranueshme që të pretendohet se ndotja e dëmshme nuk ekziston, aty ku u interson disave për fitim dhe për të mos pasur humbje.

Mbështetja jonë e tanishme në produktin e brendshëm bruto (PBB), si busull në bazë të së cilës ne orientojmë zgjedhjet tona të politikës ekonomike duhet të rivlerësohet.Dizajni i PBB-së - dhe sistemet e kontabilitetit të biznesit që rrjedhin prej saj - është thellësisht me të meta dhe nuk mund të përdoret në mënyrë të sigurtë si një udhëzues për vendimet e politikave ekonomike. Për shembull, burimet natyrore duhet t'i nënshtrohen zhvlerësimit dhe shpërndarja e të ardhurave personale duhet të përfshihet në vlerësimin tonë nëse politikat ekonomike kanë prodhuar sukses apo dështim. Kapitalizmi kërkon pranimin e pabarazisë, natyrisht, por "hiper" nivelet e pabarazisë - të tilla si ato që po prodhohen mu tani - janë shkatërruese për të dy, për kapitalizmin dhe demokracinë.

Vlera e të mirave publike duhet gjithashtu të njihet plotësisht – e jo denigruar sistematikisht dhe sulmuar në baza ideologjike. Në një moshë kur mjetet robotike dhe transferimi i punës jashtë kanë eliminuar sistematikisht dhe me një ritëm të shpejtë mundësitë e punësimit privat, restaurimi i niveleve të shëndetshme të kërkesës makroekonomike është thelbësor për një rritje të qëndrueshme. Krijimi i të mirave publike - në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtjen e mjedisit, për shembull - është një nga mënyrat për të siguruar më shumë mundësi punësimi dhe mbështetur gjallërinë ekonomike në këtë epokë të Toka Inc.

 

 

 

Comments

Submitted by Hithri (not verified) on

<p>Kapitalizmi duhet ndryshuar ne Amerike o Al i Gores, se Europa e ka bere ate reflektim me kohe e me vakt, por korporatat ne Amerike, kane nje mbeshtetje te forte ne senat e kongres kunder ndryshimeve ku lobistet bejen nje pune te mire&nbsp;per te mos prure ato ndryshime qe europa i ka pershtatur me kohe, dhe ka qene shume e sukseseshme.&nbsp;</p>

Submitted by Adi (not verified) on

<p>Al Gore eshte kokrra e idiotit dhe hipokritit i cili po ben miljardat nga te drejtat e shitjes se(pordheve) dioksidit te karbonit, ironikja eshte se i binde daulles per ngrohjen globale nderkohe qe kudo qe vente perdorte avjonin personal.</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Keto i di dhe bufi tani. S&#39;ka me njeri nevoje per diplome apo filozofe per te kuptuar se ky sistem kapitalist ka falimentuar dhe po na falimenton dhe ne te gjitheve. &nbsp;E keqja eshte se edhe Evropa po i ngjan gjithnje e me shume SHBA-s. &nbsp;Ne te dy kontinentet, kjo palo demokraci eshte e kushtezuar nga lobingjet. &nbsp;Hajde flit pastaj per demokraci, drejtesi a perralla me mbret...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.