Brozi për Berishën: “Ata që pranojnë djallin duke mos protestuar kundër tij, ata realisht po bashkëpunojnë me të.”

Postuar në 10 Shkurt, 2013 07:33

 

Në një intervistë për Shqiptarja.com, Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit deri në vitin 1994, Zef Brozi, i cili jeton në SHBA prej vitesh, thotë se “Berisha në pushtet është kryetari i gjykatës dhe çdo vendim që jep ajo është vendimi që ka shkruar ai dhe firmoset formalisht nga gjyqtarët”. Ai shprehet se vendimi i Gjykatës për 21 janarin ishte i pritshëm, dhe se “vetëm naivët, mund të shpresonin në një vendim të drejtë.” Në lidhje me qëndrimin e Gjykatës së Tiranës ndaj deklaratës së Ambasadës Amerikane, Brozi thotë se ai është qëndrimi i Berishës. “Është sjellja antiamerikane e Berishës, si ajo e viteve 1996-1997. Berisha është mik i Amerikës vetëm kur përkëdhelet prej saj”. Sipas Brozit, Berisha ka nën kontroll gjithçka dhe se po të kishte drejtësi të pavarur ai do të ishte në burg tashmë.

Kur kujton 21 Janarin që ai e quan “akt terrorist shtetëror”, Brozi, mendon se ai krim “duhej ta kishte ngritur popullin në protesta të pandalshme derisa urdhëruesit dhe ekzekutuesit të merrnin ndëshkimin e merituar”.  Madje, Brozi citon Martin Luter Kingun: “Ata që pranojnë djallin duke mos protestuar kundër tij, ata realisht po bashkëpunojnë me të.”

Brozi kujton vitet 94-95 kur njerëzit e Berishës e të SHIK-ut rrethuan Gjykatën për gjyqin e “të 5-tëve” dhe e kërcënuan dhe me jetë, duke dashur të jepnin vendimin që ata donin.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Mire ke ba Zef qe ke ike ne Amerike. Mos hup ma kohe kot.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.