Një super-stuhi diellore po vjen (do kemi vetëm 30 minuta kohë) - shkruan The Independent

Një super-stuhi diellore mund të përplaset në satelitët komunikues të Tokës, të shkaktojë mungesë të rrezikshme të energjisë në rrjet dhe të shkatërrojë koordinimin e fluturimeve të aeroplanëve, - shkruan në fillim të një artikulli disi tronditës e përditshmja londineze, “The Independent”.
Është e pashmangshme që një stuhi ekstreme diellore - e shkaktuar nga shkëputja e miliarda tonelatave të materies me energji të madhe të Diellit, që lëvizin me shpejtësi prej një milion miljesh në orë - do ta godasë Tokën, një kohë në të ardhmen e afërt, por është e pamundshme të parashihet më tepër se 30 minuta para se aktualisht të ndodhë, ka tërhequr vërejtjen një ekip i inxhinierëve, i cituar nga Independent.
Vlerësohet se super-stuhitë diellore ndodhin një herë në 100 ose 200 vjet, ndërsa një stuhi e fundit e tillë e ka goditur Tokën në vitin 1859, - shkruan e përditshmja londineze dhe shton: “Konsensusi i përgjithshëm është se super-stuhia diellore është e pashmangshme, pra është çështje vetëm se kur do të ndodhë”, thuhet në raportin e një grupi të ekspertëve të Akademisë Mbretërore të Inxhinierisë në Londër ".
Gazeta citon profesorin Paul Cannon, i cili ka kryesuar grupin punues të Akademisë për stuhitë diellore, tw thotw qw qeveritë duhet tw formojnë "bordet e motit" për tw marrw masa masat që synojnë minimizimin e ndikimit tw kwtyre ngjarjeve. “Një stuhi diellore do të jetë sfidë, por jo kataklizmë. Dy sfida për qeveritë janë spektri i gjerë i teknologjisë i prekur sot dhe emergjenca e ndjeshmërisë së papritur derisa teknologjia zhvillohet”, tha ai. A.N.
Më shumë:
http://www.independent.co.uk/news/science/a-solar-superstorm...
Comments
Amani ore , se mos bie

Amani ore , se mos bie ne 23 qershor.

do kemi vetëm 30 minuta

do kemi vetëm 30 minuta kohë

Mirë. Dhe aq pakk nuk janë, fundja!

Add new comment