Arkiv-Lajme

Ish Presidenti Moisiu: Besnik Hoxhën dhe Adriana Berajn nuk i firmosa kurrë për Gjykatën e Krimeve të Rënda për arsye korrupsioni

Postuar në 09 Shkurt, 2013 13:33

Vizion Plus ka zbuluar se 2 nga 3 gjyqtarët që liruan vrasësit e “21 Janarit” (kryetari dhe një nga anëtaret e trupit gjykues) janë refuzuar te dekretohen në këtë detyrë nga ish-president Alfred Moisiu, për shkaqe korrupsioni.

Tritan Shehu atakon programin e Ramës për shëndetësinë dhe e quan “slogane komuniste për një shëndetësi 'falas'”

Postuar në 09 Shkurt, 2013 13:03

Në një shkrim te Panorama, komentet ish Ministrit të Shëndetësisë për disa vite, Tritan Shehut mbi fjalën e Ramës për Shëndëtësinë përmbanin terma të tillë: “mjegullnajë e përgjithshme, frazeologji pa kuptim, pyetje pa përgjigje, kritika të lëna në ajër e pa zgjidhje, teori të mbetura vetëm në nivelin e teorive të socializmit utopik”, “”Ide thellësisht nihiliste”, “etatizëm absolut, centralizim ekstrem, slogane komuniste për një shëndetësi “falas”, gënjeshtra pa asnjë argumentim”, “simptoma të një politike të tejkaluar”,“ filozofia e politikave autokratike”

Klinton më popullore sesa Obama e Xho Biden

Postuar në 09 Shkurt, 2013 11:55

Quinnipiac University ka nxjerrë të dhëna se "Hillary është figura më popullore kombëtare në Amerikë."

Sipas sondazhit të kryer nga 30 janar - 4 shkurt, në bazë të votuesve të regjistruar, 61 për qind e tyre kanë një opinion shumë pozitiv për znj. Klinton, ndërsa 34 për qind e votuesve jo. Ajo mundi lehtësisht presidentin Obama në këtë sondazh ku ai ishte i pëlqyer vetëm nga 51 për qind. Zv/Presidenti Joe Biden kishte një vlerësim pozitiv prej 46 për qindësh nga votuesit e këtij sondazhi.

Berisha ofron versionin e tij mbi 21 janarin... dinamit mbi K/ministrinë!

Postuar në 09 Shkurt, 2013 10:52

 

Kryeministri ka gjetur të rinjtë e PPE-së për të shpjeguar se çfarë mendon për... 21 janarin! Kujtimet e tij janë pak ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë, sepse ai mban mend që vrasësi ishte Edi Rama dhe se mbi kryeministrinë qenka hedhur dinamit!!?

Dule e konsideron vendimin për 21 janarin si njollë e zezë e drejtësisë. A do të (duhet të) ndikojë kjo në Aleancën me LSI?

Postuar në 09 Shkurt, 2013 08:11

Në rastin e 21 janarit, Vangjel Dule dhe PBDNJ janë pozicionuar kundër qeverisë. Sipas Dules është rast unikal në botë, sepse u vu në dyshim ekspertiza e FBI.  “21 Janari do jetë rasti unikal në botë që strukturat tona vënë në dyshim ekspertizën e institucionit më të specializuar në botë për investigimet e këtij lloji, FBI-në. Vendimi për 21 janarin ishte dhënia e një nuance edhe më të zezë njollës që të gjithë shohim se ekziston mbi sistemin e drejtësisë”, – tha Dule, cituar nga Shqip.

Sa u detyrohen shqiptarëve pasardhësit e Mbretit Zog?

Postuar në 09 Shkurt, 2013 07:06

 

Kush e ka ‘varrosur’ projektligjin për lustracionin? “Meksi: mëkatarët e djeshëm...”

Postuar në 09 Shkurt, 2013 05:47

Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi në një intervistë për JAVA-n flet gjatë për dosjet dhe ligjin e lustracionit i cili ka mbetur në sirtarët e Kuvendit sepse asnjë nga palët nuk ka vullnet politik për të bërë transparencën e figurave dhe ndarjen nga e shkuara. Ky ligj, i pregatitur me asistencën gjermane nga një grup i zgjeruar, por “deri tani askush, as ndonjë OJQ, as ndonjë Parti politike, dhe asnjë deputet i vetëm, nuk merr inisiativën për ta paraqitur. Si model, ky projektligj është më i butë në kufizimet dhe në qortimet që i bën të shkuarës, fjala vjen, modeli bullgar apo maqedonas.

“Berisha dhe 3 mijë të rinj” në Pallatin me 1000-1500 vende!? Media raporton deklarata të stisura.

Postuar në 09 Shkurt, 2013 04:10

Fabrikimi i së vërtetës në zyrat e partisë, tashmë është bërë një “trend” dhe jo vetëm në kohë zgjedhjesh, kur partia furnizon me video të trukuara të aktiviteteve të veta mediat.

Ministri Halimi gënjen për një ngjarje të para 15 vitesh në ambasadën amerikane: “keni ekzekutuar qytetarë që kacavireshin te muri...” Braçe: “Idiot”

Postuar në 09 Shkurt, 2013 03:25

Ministri i Drejtësisë, Halimi, ka gjuajtur me spondë ambasadën amerikane nga televizioni KLAN, duke i akuzuar indirekt se edhe ata janë “vrasës”. Ai ka risjellë në bisedë një histori të vitit 1998, duke thënë: “Kur qytetarët janë kacavjerrë në muret e ndonjë ambasade, janë ekzekutuar”.  

Prokuroria do apelojë vendimin për 21 janarin. (Llalla hezitoi dje, u desh takimi i sotëm me Arvizunë)

Postuar në 08 Shkurt, 2013 13:43

Në Shqipëri burime të Prokurorisë së Përgjithshme i thanë sot Zërit të Amerikës se do të bëhet ankim në gjykatën e Apelit ndaj vendimi të djeshëm të Gjykatës së Tiranës e cila shpalli dje  të pafajshëm komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të akuzuar për vrasjen e tre prej katër manifestuesve që u qëlluan me armë zjarri gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të vitit 2011.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme