Dule e konsideron vendimin për 21 janarin si njollë e zezë e drejtësisë. A do të (duhet të) ndikojë kjo në Aleancën me LSI?

Postuar në 09 Shkurt, 2013 08:11

Në rastin e 21 janarit, Vangjel Dule dhe PBDNJ janë pozicionuar kundër qeverisë. Sipas Dules është rast unikal në botë, sepse u vu në dyshim ekspertiza e FBI.  “21 Janari do jetë rasti unikal në botë që strukturat tona vënë në dyshim ekspertizën e institucionit më të specializuar në botë për investigimet e këtij lloji, FBI-në. Vendimi për 21 janarin ishte dhënia e një nuance edhe më të zezë njollës që të gjithë shohim se ekziston mbi sistemin e drejtësisë”, – tha Dule, cituar nga Shqip.

Ky qendrim, vjen në një moment kur fjalët për krijimin e një poli mes partisë së tij dhe LSI kanë pushtuar mediat. 21 janari, ishte ‘produkt’ i videos së famshme të Ilir Metës, sepse protestat kulmuan pikërisht pas shfaqjes së saj. Do të jetë interesante se sa solide mund të jetë një aleancë ku njëra palë i konsideron “kokëpalarë” dhe pala tjetër “viktima”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.