Dy aspekte që habisin analistët për fenomenin Berluskoni

Postuar në 08 Shkurt, 2013 11:14

Mungojnë vetëm dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 24 shkurtit nw Itali. Sipas sondazheve të shumta që pothuajse po zhvillohen përditë, aleanca e majtë e drejtuar nga Pierluigi Bersani është në avantazh me një diferencë relativisht të thellë (5-8%) mbi kundërshtarin më të afërt, të pavdekshmin Silvio Berlusconi. Me një fushatë elektorale të karakterizuar nga serioziteti, qetësia dhe në përgjithësi tonet e ulëta, Bersani synon të krijojë një imazh qartësisht ndryshe nga epopeja iluzioniste e Don Zhuanit plak. Por e majta italiane vazhdon të vuajë nga të metat e saj tashmë gjenetike. Si gjithmonë grindavecë dhe të përçarë, liderët e Partisë Demokratike kanë filluar parakohe bisedimet mbi ndarjen e një  pushteti që akoma nuk kanë fituar. Ndryshe nga fushatat e tjera, kësaj here Bersani është një lider i legjitimuar dyfish (nga Kongresi i PD-së, por edhe nga vota popullore e zgjedhjeve primare të vjeshtës së shkuar). Ky fakt i jep Bersanit argumente të shëndosha për të qetësuar dhe mbajtur nën kontroll skuadrën e tij. Ndjesia, sidoqoftë, është se e majta në tërësi ngurron të çojë motorrin e saj elektoral deri në xhirot maksimale. Taktika e adoptuar (me vetëdije apo jo), është mbrojtja e avantazhit dhe demaskimi i sulmeve dhe premtimeve jehonëplota të palës tjetër.

Pas 8 viteve qeverisjeje (2001-2006 dhe 2008-2011) që çuan Italinë vetëm një hap larg greminës, Berluskoni rikthehet më i vendosur se kurrë për ti kërkuar popullit edhe një mandat tjetër. Me një energji për disa aspekte rinore, 77 vjeçari është i bindur se 18 muaj larg karriges së kryeminisrit kanë mjaftuar për ti rikrijuar virgjërinë politike. Dështimet e njëpasnjëshme që ka koleksionuar si kryeministër ua ka faturuar si përherë të tjerëve: aleatëve tradhëtarë, Gjermanisë kokëkrisur, krizës financiare ndërkombëtare. Mungojnë alienët dhe mozaiku kompletohet.

Dy janë aspektet që habisin analistët për fenomenin Berluskoni. Si është e mundur që konservatorët italianë, prej pothuajse dy dekadash pas shkrirjes së partisë monopolizuese Demokracia Kristiane, vazhdojnë të kapen pas një xhakete të pluhurosur dhe plot me arna si ajo e miliarderit milanez? Por mbi të gjitha, si ka mundësi që buzëqeshja e Silvio-s prej një matrapazi të regjur, bën për vete akoma miliona italianë edhe pasi u vërtetua falimentimi i tij si shtetar? Vota e lirë do japë verdiktin përfundimtar dhe ndoshta qytetarët do shfaqen më të pjekur sesa klasa politike që po i drejton. E.X.

Comments

Submitted by reni (not verified) on

si ka mundesi thoni ju qe i besojne akoma miliona italian SB-se, per te gjetur pergjigjen  e pyetjes bejeni te njejten pyetje per SB e shqiptareve, si ka mundesi pas 97, gerdecerave, 21 janareve pd ejapin tek 30% sondazhet tona!!!!!!!!!!

Submitted by pd-isti (not verified) on

po ne te njejten menyre qe pranojne Edin edhe pas nje sere humbjesh apo paaftesishe per t'u perballur me nje kriminel. Akoma s'e kemi pare Edin te trajtoje me bindje temat e drejtesise. Njehere te vetme s'e kemi degjuar te "garantoje" drejtesi per te tere viktimat e Sales, qofshin te vdekur qofshin te gjalle qe kane pesuar deme financiare prej sulmeve te klanit Berisha. Qofshin edhe ata hajdute qe ne emer te Berishes kane vjedhur te tere keto 8 vite. Qe ne shume raste jane te njejtet qe vidhnin ne kohen e Nanos. Dhe qe Edi nuk di (do) te na garantoje qe nuk do te vjedhin edhe ne kohen e Edit.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Po mire per Berlusconin, po si ka mundesi qe 30% e shqiptareve ndoshta edhe me shume, vazhdojne te votojne per nje njeri qe e ka shkaterruar Shqiperine nga fillimi deri ne fund?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kjo fetyra ketu e signor Berlusconit, ka thane se Mussolini ka gabue me ligjet e persekutimit te hebrejve, ndersa per te tjerat ka vepru drejte.

berlusconi ka thane se duhet te dalin Italia nga euro dhe te kethehet ne Liren e vjeter.

Porca miseria. Vergogna. Ky nuk meriton as te lejohet te dale ne TV. Por besoj se si veproi BE kur e hoqi tue vendose (indirekt) Montin si kryeminister i qeverise teknike, edhe kesaj rradhe nuk do te lejoje qe te zgjidhet ky paliaççio.

Submitted by çentrale (not verified) on

KUSH JU THA JUVE QE BERLUSCONI E COI NE HUMNERE ITALINE ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.