Tritan Shehu atakon programin e Ramës për shëndetësinë dhe e quan “slogane komuniste për një shëndetësi 'falas'”

Në një shkrim te Panorama, komentet ish Ministrit të Shëndetësisë për disa vite, Tritan Shehut mbi fjalën e Ramës për Shëndëtësinë përmbanin terma të tillë: “mjegullnajë e përgjithshme, frazeologji pa kuptim, pyetje pa përgjigje, kritika të lëna në ajër e pa zgjidhje, teori të mbetura vetëm në nivelin e teorive të socializmit utopik”, “”Ide thellësisht nihiliste”, “etatizëm absolut, centralizim ekstrem, slogane komuniste për një shëndetësi “falas”, gënjeshtra pa asnjë argumentim”, “simptoma të një politike të tejkaluar”,“ filozofia e politikave autokratike”.
Pasi konsideron se “kasapi” i vërtetë është zoti Rama, dhe me nota patetizmi na shpjegon neve që përplasemi çdo ditë në dyert e spitalit publik ku nuk ka as garza, se mjekët nuk na qenkan kasapë por “..punojnë ditë dhe natë jo për të “therur e rrjepur”, si e cilëson ai punën e tyre, por në fakt për të shpëtuar jetë njerëzish...”.
Sipas tij problemet nuk janë të filozofisë së manaxhimit të spitalit por “Problemi më i madh i këtij sistemi në vendin tonë janë shpejtësitë e ndryshme të ritmeve të ecjes midis ndërtimit të ekonomisë së thellë të tregut në përgjithësi nga njëra anë, dhe ritmeve shumë më të ngadalta në ecurinë e shëndetësisë, për t’iu përputhur pikërisht koncepteve të tregut.” Pra, z. Shehu mendon se spitali publik është vetë fajtor se nuk po i përshtatet koncepteve të tregut?
Më tej, sipas Shehut: “....në programin e tij, z. Rama nuk flet asnjë fjalë për rolin e privatit në shëndetësi, për decentralizimin, për rolin e pushtetit lokal, për burimet alternative financiare, elemente të tjera themelore këto për sot dhe nesër. Ne atë linjë mendimi, ai me filozofinë e tij, kërkon ta detyrojë përsëri pacientin, si dikur, të shkojë të mjekohet atje ku burokrati e gjykon të arsyeshme.”
k.c.
I plotë shkrimi i Shehut:
http://www.panorama.com.al/2013/02/09/sistemi-shendetesor-dhe-kasapi/
projekti i Ramës për shëndetësinë:
Comments
O shoku Tritan. Ik ne Lushnje

O shoku Tritan. Ik ne Lushnje e bej ndonje miting atje, se "te mirat" vijne nga "pas"...

Qekurse Respublika meret me

Qekurse Respublika meret me Tritan Shehun do te thote se ka filluar dishezen. Shqiperia digjet ju na tregoni se cfare i kane thene te thote per ... . Zot na ruaj nga te tilla lajme.

shendetesia eshte publike ne

shendetesia eshte publike ne vendet me te avancuara.Edhe qeveria e Shba po ben perpjekje te garantoje shendetin publik falas per personat me pak te ardhura.A ka mundesi qe ky zoteri te flase me fjale me te thjeshta,se keshtu si i leshon fjalet e huaja duket si papagall qe i ka ngecur preshi ne gryke.

Kesaj i thone qe te kesh 40

Kesaj i thone qe te kesh 40 prapanica dhe te gjitha ti cash e asnje te mos mbash. Po cfare flet (DELETED), Po a e di ti mor burre i gazetares se Sali Berishes, Aida Shehut (te cilen gazetare, ti nuk e lejove me pas dates se vajtjes tende ne Lushnje) se ka shume shtete kapitaliste qe kane sherbim shendetsor falas per njerzit ne asistence dhe per rrogat e ulta???????

(DELETED) ti edhe mund ti dish qe ka sherbim shendetsor falas por te pelqen te luash akoma me gogolin socialist. Valle (DELETED) te mos e dish se nje sasi e madhe elementesh te socializmit i aplikoi edhe kapitalizmi per arsyet qe nuk ti spjegoj pasi ti nuk kupton.

Degjo dhe kete te fundit . Une kam "Medical Card" e cila me jep te drejte te kryej te gjitha vizitat pa leke, te marr recetat dhe ilacet pa leke (deri dje se keti vit 2013 duhet te paguaj 7 euro ne muaj per ilacet e mija, dhe po te isha aty nen rregjimin tend fashist do te duhej te paguaja 250 mije leke te vjetra ne muaj), te kryej vizitat e dhembeve dhe kam te drjte te kryej 2 mbushje dhembesh falas per nje vit. etj etj etj.

Pra ti je nje doktor (DELETED) i trashe qe nuk di te besh opozite ne diskutime politike. Te me fale Respublika per termat e papershtatshme por edhe ju duhet ta dini se na sillni njerez shume shume te papershtatshem qe do te meritonin fjalor te ndyre dhe jo te papershtatshem si e perdora une.

Dikur Berisha,kur ishte

Dikur Berisha,kur ishte komunist përdorte slloganin socialist "të meta apo gabime të rritjes". Sot ky prasi i tij, përdor po të njëjtin por, të përkëthyer në "gjuhën kapitaliste" ...janë shpejtësitë e ndryshme të ritmeve të ecies... Por ky deputet i "rastësishëm" nuk na thotë se kush mban pergjegjësi për këto rritme të ndryshme. Qeveria e tij e cila prandaj quhet e tillë se është për të qeverisur dhe jo për të bërë sehir, nuk na mbaka përgjegjësi por përgjegjes na qenka Rama që po mundohet të gjejë,jashtë qeverie, rrugë për ndalimin e rënimit të mëtejshëm të mjeksisë. Veç një derdimen si puna e këtij mund të shprehi gjëra pa kuptim,për të mos thënë idiotësi të tilla.

z Shehu e lexova me interes

z Shehu e lexova me interes te madh artikullin tuaj dhe keni plotesisht te drejt kto me siper qe nuk e kuptojn rendsin e decentralizimit me kujtojne farmacistet ne 91 kur ju i ofruat te privatizonin farmacit dhe ata qe thoshin jo duam te jemi ne shtet dhe sot jan ber milionera

Ky z.Adi na ngatëron mjeksinë

Ky z.Adi na ngatëron mjeksinë me tregëtinë . I fut në një thes. Ky zotëri e kuptoka bukur rëndësinë e problemit.

Add new comment