Sa u detyrohen shqiptarëve pasardhësit e Mbretit Zog?

Postuar në 09 Shkurt, 2013 07:06

Në një koment te Shqiptarja.com, Idajet Beqiri akuzon pasardhësin e Leka Zogut se po uzurpon pasuritë e popullit në emër të mbretërisë. Beqiri konsideron se Leka Zogu II ka “marrë krahë nga pushteti që i ka dhënë në Presidencë z. Bujar Nishani, Presidenti i Republikës, është vërsulur si lubi mbi pasurinë kombëtare, mbi sakrificat, djersën dhe gjakun e shqiptarëve. Pasi përvetësoi më rrugë të kundraligjëshme Pallatin  ePionierëve të kryeqytetit, pasi përvetësoi po në rrugë të kundraligjëshme edhe Pallatin e ‘Mbretit’ në Durrës, tashmë që ‘u vesh’ me pushtet presidencial, i ka paraqitur Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë një padi, me anë të së cilës kërkon t’u vjedhë sërish shqiptarëve Pallatin e Brigadave dhe pasuri të tjera kombëtare...”

Akuza e Beqirit bazohet te argumenti që pasuritë e Zogut, njësoj si ato të Enverit, ishin thjesht në përdorim. Në këtë logjikë, i bie që edhe të bijtë e Enverit të kërkojnë vilën ku banonin, madje edhe ish-Komitetin Qendror duke e lënë dhe pa zyra Kryesinë e sotme të Kuvendit. Por, argumenton Beqiri, edhe sikur t’i kishin të tyret, sipas Kodit Civil shqiptar duhet të analizohen e vlerësohen të tëra pasuritë e Zogut, nga ato duhen zbritur detyrimet që u ka shqiptarëve bazuar mbi detyrimet që rëndojnë mbi të tëra pasuritë trashëgimnore. Dhe, llogarit Beqiri, pasardhësit duhet t’i kthejnë shqiptarëve 11 valixhet me 178 kg ar që ish-Mbreti mori nga Banka e Shqipërisë, kur la vendin më 1939.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Te neveritshem keto pasardhesit e Zogut dhe mbeshtetsit e tyne kryeminsitri Sali Berisha dhe persidenti i tij kukull Bujar Nishani.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne cdo vend demokratik ligji per pronesine dhe trashegimine obligon pasaardhesin te shlyeje debitet njekoesisht marrjne edhe te pronesive dhe pergjegjsive pasurore9 me kete rregull punojne edhe bankat kur babai merr kredi dhe kredi i faturohet femijve). Ky kelyshi i Zogollve, eshte emocionuar shume nga rrumpalla e shtetit tone kriminel dhe vete masturbohet. Keshtu qe analiza e Beqirit eshte shume e qarte ligjerisht. Ai te ktheje ato valixhet me florinj qe vodhi gjyshi hajdut, pastaj te kerkoje prona. Plus qe Pallati i Brigadave eshte ndertuar nga italianet dhe nuk mund te rikthehet tek pronaret por te kompesohet(njelloj si toka per rruge automobilistike)

Submitted by Hithri (not verified) on

Kjo trme korbash te kthejne nje here parate e thesarit qe vodhi tradhetari Zagoll, dhe pastaj te pretendojne per ndonje gje. Ata i duhen cuar gjyqit per vjedhje te thesarit kombetar jo me tu jepet e drejta per te kerkuar prona. to prona s'mund t'i marrin kur iken duke vjedhur arken e shteti e duke e lene Shqiperine te carmatsur ne dore te pushtuesve

Submitted by Pirro (not verified) on

Pak gramatike, mos te me zemerohet autori:

Mua me + folje

Ty te...

Atij/Asaj i...

Neve na...

Juve ju...

Atyre u...

Rrjedhimisht titulli ne shqipe te paster duhet te ishte:

"Sa u detyrohen shqiptarëve pasardhësit e Mbretit Zog?"

Me permbajtjen jam plotesisht dakort!

Submitted by A (not verified) on

Trajtat e shkurtra e të bashkuara s'i njeh njeri, i bëjnë me apo pa apostrofë (i'u në vend të iu), me j në vend të i (ia = atë e + atij i e bëjnë ja treçereku i atyre që shkruajnë, iu = atyre u + atë e e bëjnë ju që është juve ju) etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.