Arkiv-Lajme

Rreziqet e borxhit publik, që është planifikuar të arrijë këtë vit në 63,8% të GDP-së

Postuar në 07 Shkurt, 2013 04:17

Borxhi vijon të mbetet në fokus të debatit publik (në foton që shoqëron këtë shënim është diagrama e borxhit në vite e parashikuar disa kohë më parë; duket që është një diagramë e vjetëruar). Nuk ka ditë që dikush të mos flasë për të, përfshirë dhe qeveritarë; dje foli dhe kryeministri. Por janë specialistët dhe ekspertët e ekonomisë e të financave, që kanë zënë ta thonë të tyren.

Po e tregon që tani se do t’i sjellë farë tragjedie të re Shqipërisë - shkruan Qosja për Berishën e 23 qershorit

Postuar në 07 Shkurt, 2013 03:19

Jo, jo, nuk kam besim, asnjë çast nuk kam besim se qeveria e sotme mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme - thotë Rexhep Qosja në një intervistë të botuar pjesë-pjesë nga e përditshmja Gazeta Shqiptare. "Në Shqipëri, deri në këtë ditë kur po i përgjigjem kësaj pyetjeje tuaj, nuk kemi pasur zgjedhje të lira e të ndershme, prandaj duhet të jesh naiv e të besosh se do të kemi më 23 qershor të këtij viti - shkruan ai dhe shton:

Ka rritjen më të shpejtë, shtrirjen më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare - thotë Berisha për faqen e tij në FB

Postuar në 07 Shkurt, 2013 03:04

“Mirëmëngjes të dashur miq! Urime! Mbrëmë vonë në u bëmë 380 mijë në rrjetin tonë social të FB. Besoj se secili prej nesh ndihet i privilegjuar dhe krenar, si anëtar i këtij rrjeti, që në një kohë kaq të shkurtër arritëm ta bëjmë rrjetin social më të hapur, më të ri në moshë, më të pasur në komente dhe tematikë e me debatin më të gjallë. Në proporcion ky është rrjeti më rritjen më të shpejtë, shtrirjen më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai numëron sot me miliona e miliona miq dhe vizitorë nga dhjetëra e dhjetëra vende nga të gjitha kontinentet”.

Sot në median shqiptare askush nga profesionistët nuk mund të mbijetojë pa pakte politike?

Postuar në 07 Shkurt, 2013 02:31

Gazetarja Eni Vasili rrëfen në të përditshmen Panorama një takim me Enrico Mentana, një nga gazetarët më të njohur në Itali, drejtor i lajmeve në Televizionin La7. Dhe pasi heq një paralele mes Italisë dhe Shqipërisë në lidhjen media-politikë shkruan:

Siguracioni i makinave: Nga 6 mijë në 18,500 lekë brenda 5 javësh!

Postuar në 06 Shkurt, 2013 17:15

Çmimi për sigurimin e detyrueshëm të makinës brenda pak javësh është rritur në vlera marramendëse. Nëse në fillim të janarit tarifat ishin rreth 6 mijë lekë, sot ato janë rritur me më shumë se tre herë. Cmimi ka arritur në 18,500 lekë. Madje jo vetëm kaq, por kompanitë e sigurimeve kanë hequr diferencimet sipas fuqisë motorrike të mjetit. Sigurimi kushton njëlloj si për një makinë me motor 800 kubikësh, ashtu edhe për një me motorr 3,000 kubikësh.

Borxhi...beninj

Postuar në 06 Shkurt, 2013 17:09

Për kryeministrin demokrat, Sali Berisha nuk është problematik kapërcimi i nivelit të borxhit në kufirin e 62.6 për qindëshit. Të paktën kështu është deklaruar ai dje në një konferencë për shtyp që kishte me shefin e BERZH, Suma Shakrabarti (foto). Sipas tij edhe pse niveli i borxhit publik në vend po kapërcen nivelin 62.6% të parashikuar në momentin e heqjes së limitit ligjor prej 60 për qind, qeveria do t’i përmbahet këtij niveli, pa kaluar në atë që mund të cilësohet si “limit rreziku”.

Fox News, rekordi më i ulët i popullaritetit në 4 vitet e fundit

Postuar në 06 Shkurt, 2013 16:44

 

Besueshmëria e Fox News, rrjetit mbështetës të republikanëve amerikanë ka rënë 9 për qind në dy vitet e fundit, sipas një sondazhi të ri të bërë nga PPP (Public Policy Polling) në rezultatet e publikuara të mërkurën, sipas Huff Post.

Projektligji i armëve, Majko: po pajisim me armë në mënyrë legale edhe krimin e organizuar

Postuar në 06 Shkurt, 2013 10:57

 

Drafti i ligjit për armët që u diskutua në komision e u rikthye për t’u parë në qeveri, të kujton periudhën kur më ’97, PD armatosi “të vetët” me armë. PS e kundërshtoi fort projekt ligjin ku parashikohet pajisja me to nga zyrtarë të lartë, ministra, deputetë apo dhe anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Ja disa nga argumentet e hedhura nga palët gjatë debatit të fortë në komision mbi ligjin e armëve (transkriptuar nga “Shqip”):

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj:

Ksera mban me rrogë kreun e shoqatës për Pavarësinë e Vorio Epirit?

Postuar në 06 Shkurt, 2013 10:39

Më në fund Aleanca Kuq e Zi e ka kaluar pragun e akuzave nga foltoret, dhe ka deklaruar se do të dorëzojë te Prokurori i Përgjithshëm Llalla, fakte dhe prova, që sipas saj flasin për kryerjen e veprave penale dhe krimeve kundër integritetit dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, nga ana e ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, ka deklaruar kreu i AK, Kreshnik Spahiu, cituar nga Shqip.

Noli i shkruan Zogut: Më duhen para

Postuar në 06 Shkurt, 2013 06:13

1 - Letër Ahmet Zogut Shkurt 12,1937

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme