Sot në median shqiptare askush nga profesionistët nuk mund të mbijetojë pa pakte politike?

Postuar në 07 Shkurt, 2013 02:31

Gazetarja Eni Vasili rrëfen në të përditshmen Panorama një takim me Enrico Mentana, një nga gazetarët më të njohur në Itali, drejtor i lajmeve në Televizionin La7. Dhe pasi heq një paralele mes Italisë dhe Shqipërisë në lidhjen media-politikë shkruan:

"Gazetat dhe televizionet janë tërësisht bipolarizuar në qartësinë e pozicionimeve të tyre. Jo rrallëherë pronarët e medias diktojnë aksione politike apo iniciojnë lëvizje të Legjislativit. Prej kohësh shefat e lajmeve apo drejtorët nuk kalojnë pa aprovimin e njërës apo tjetrës palë politike me të cilën televizioni apo gazeta flirton. Tendenca për hyrje në lista partish të emrave të rëndësishëm të gazetarisë flet për konsumimin e këtij lloj tregu, dhe jo sepse fenomeni është i ri apo i pandodhur, por sepse tregon që sot në media askush nga profesionistët nuk mund të mbijetojë pa pakte politike. Atëherë, përse të mos i bëjnë pa kompromise me profesionin e nga tribuna të legjitimuara? Ashtu si ka të tjerë që kanë zgjedhur që të bëjnë politikë nën kostumin e gazetarit duke i hedhur për konsum publikut në mes të fushatës temat që politika dikton, për t’i përdorur pastaj në një lojë basketbolli ku koshin e bën ai që paguan..." A.N.

 E plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/02/06/poli-i-trete-mediatik/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.