Arkiv-Lajme

Ironia e Rexhep Qosjes: Do sjellin kokën e Ali Pashës? Po këtë e kanë bërë dhe synet

Postuar në 06 Shkurt, 2013 04:18

Herë pas here, Rexhep Qosja shfaqet në shtypin shqiptar me kritika për regjimin e Berishës. Shfaqet me shkrime apo intervista, në Gazetën Shqiptare apo në shqiptarja.com. Dje dhe sot kish dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen që njëherë e një kohë ish e Carlo Bolino-s, e sot e Irfan Hysenbelliut.

Biberaj përjashton kategorikisht edhe koalicionin me LSI-në: Na ndan ideologjia dhe filozofia

Postuar në 06 Shkurt, 2013 03:54

Përfaqësuesi i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, i ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare ka përjashtuar kategorikisht "për arsye morali dhe ideologjie" koalicionin me dy partitë e mëdha, PS dhe PD si dhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.  Pyetjes që gazetarja Ilva Tare i bëri rreth koalicionit të mndshëm me këto parti, ai i është përgjigjur:

Këto zgjedhje do jenë 2005-a jonë djathtas – thotë Rama pas zgjedhjes si zv.president i Internacionales

Postuar në 06 Shkurt, 2013 03:08

Edi Rama ka dhënë mbrëmë një intervistë për të përditshmen DITA, pas zgjedhjes si zëvendëspresident i Internacionales Socialiste: "Bëhet fjalë për një vlerësim të madh për çka PS ka qenë dhe ka bërë në këto vite; për modernizimin, prurjet e reja, arritjet drejt barazisë gjinore, rezistencën e madhe opozitare për lirinë e zgjedhjeve e, padyshim programin për një Rilindje Shqiptare.

Albpetrol drejt miliarderit kinez?

Postuar në 06 Shkurt, 2013 02:42

METE ka nisur tashmë negociatat me kinezët e “Win Business”, të renditur të dytët në tenderin e privatizimit të Albpetrol – raporton revista ekonomike Monitor. Sipas të përjavshmes në fjalë, "qeveria shqiptare është duke pranuar në heshtje dhe me hidhërim të plotë faktin se oferta 850 milionë euro nuk është ajo ëndrra që bëhet realitet”. Ajo çfarë i mbetet tashmë Ministrisë së Ekonomisë është nisja e procedurave për të negociuar me kompaninë e vendit të dytë, e cila ka ofruar një çmim gati tri herë më të ulët se “Vetro”, por siç thonë zyrtarë të ministrisë “janë më seriozë.

800 mijë dollarë të tjerë nga taksat për lobim?

Postuar në 05 Shkurt, 2013 14:34

Një javë më pare, Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim, ku i shton buxhetit të Kryeministrisë 800 mijë dollarë, për të paguar një kontratë lobimi në vitin 2013. Vendimi me numër 29 nuk është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, por është pjesë e fletores së fundit zyrtare. Sipas tij, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, Kryeministrisë i shtohen 80 milionë lekë ose 800 mijë dollarë për përballimin e shpenzimeve të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ushtria e madhe e kamikazëve të pushtetit në KQZ, gjykata e media, do ta fitojë betejën me ushtrinë diplomatike të Europës?

Postuar në 05 Shkurt, 2013 13:18

Andi Bushati ka komentuar post-vizitën e shkurtër të komisionerit të BE-së për zgjerim në Tiranë dhe shkruan fillimisht se ajo ishte shembulli më i mirë se strategjia sensibilizuese e opozitës për zgjedhje të lira ka pasur sukses: “Megjithëse më shumë heshti sesa foli, Stefan Fyle, një mesazh e la të qartë në Tiranë: duhen bërë zgjedhje të pakundërshtueshme nga palët. Në këtë kuptim, mundi katërvjeçar i opozitës duket se është shpërblyer”.

Çfarë ta ketë frymëzuar klarinetistin Blatti t’i kushtojë një kompozim radios shtetërore të Shqipërisë?

Postuar në 05 Shkurt, 2013 10:43

Ardian Vehbiu rastësisht ka ndeshur në një album jazz-i italian, “Espresso 443”, nga Enrico Blatti; çfarë e dallon këtë album nga të tjerët është një tragë e titulluar... “Radio Tirana”.  Çfarë do ta ketë frymëzuar klarinetistin Blatti t’ia kushtojë një kompozim të vetin radios shtetërore të Shqipërisë?

Diçka e shqetëson Kryeministrin sa herë flitet për policinë

Postuar në 05 Shkurt, 2013 08:18

Është e treta herë në pak ditë që kreu i qeverisë dhe i PD-së Berisha përmend emrin e "Hakmarrjes për Drejtësi", një emër që kishte vite që nuk e zinte ngojësh. E paqartë pse e bën, por po e bën sa herë që flitet për policinë (dhe për policinë po flitet jo pak këto kohët e fundit). Fillimisht lexoi zëdhënësja e tij diçka, më pas ishte ministri F.Noka që lexoi thuajse të njëjtën gjë, dhe dje vetë Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar citohet nga mediat të ketë thënë:

Ahmadinejad në hapësirë? Po a nuk ishte atje javën e shkuar - shkruan McCain dhe poston foton e majmunit

Postuar në 05 Shkurt, 2013 07:01

Pak pasi presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad deklaroi se dëshiron të bëhet i pari iranian që shkon në hapësirë, është përgjigjur me një batutë senatori amerikan John McCain, ish- kandidat në garën presidenciale. “Kështu pra Ahmadinejad do që të bëhet i pari iranian në hapësirë- po a nuk ishte atje javën e shkuar,” shkroi McCain në Twitter, duke bërë linkun e një lajmi që tregonte se javën e shkuar Irani kishte dërguar me sukses një majmun në hapësirë.

Por në mediat sociale ky krahasim i Ahmadinejad me majmunin është marrë si racizëm, për shkak të ngjyrës së lëkurës.

LSI në koalicion paraelektoral me PD-në?

Postuar në 05 Shkurt, 2013 06:11

Pasditen e së hënës, PD-ja mblodhi drejtues të lartë të saj dhe kryetarët e degëve të kësaj force politike, për organizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Pas takimit që zgjati mbi tre orë, Berisha tha për mediat se mbledhja ishte tërësisht për çështje të brendshme organizative të kësaj force politike. Berisha zbuloi vetëm një detaj të fushatës së demokratëve në 23 qershor – do të synohet të fitohet si në bashkinë e Tiranës në 8 maj të 2011-ës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme