LSI në koalicion paraelektoral me PD-në?

Pasditen e së hënës, PD-ja mblodhi drejtues të lartë të saj dhe kryetarët e degëve të kësaj force politike, për organizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Pas takimit që zgjati mbi tre orë, Berisha tha për mediat se mbledhja ishte tërësisht për çështje të brendshme organizative të kësaj force politike. Berisha zbuloi vetëm një detaj të fushatës së demokratëve në 23 qershor – do të synohet të fitohet si në bashkinë e Tiranës në 8 maj të 2011-ës.
“Takimi ishte me karakter teknik dhe organizativ për të gjitha degët. Në epiqendër ishte programi i përdorur për fitoren në Tiranë në 2011. Programi që përmbysi murin e bashkisë do të shembë edhe murin e bllokimit”, deklaroi Berisha.
Por në 2011-ën, një ndihmë të madhe kandidatit të PD-së në Tiranë, përveç KQZ-së, i dha LSI-ja, e cila mori 24 mijë vota në këtë bashki. Katër vjet më parë, në 2007-ën, kur LSI-ja përkrahu Edi Ramën, kandidati i PD-së humbi me 22 mijë vota disavantazh…
Siç duket Berisha shpreson ta ketë LSI-në përsëri në koalicion, si në 2011-ën, pavarsisht se eksponentët e saj deklarojnë të kundërtën.
E.Zaloshnja
Comments
P beri LSI_ja kualicion me PD

P beri LSI_ja kualicion me PD para zgjedhor PS ngeli prap ne opozite edhe per 4 vjet te tjera prandaj mos i trembni njerzit e PS_se zoti Zaloshnja me keto supozime .

"Berisha zbuloi vetëm një

"Berisha zbuloi vetëm një detaj të fushatës së demokratëve në 23 qershor – do të synohet të fitohet si në bashkinë e Tiranës në 8 maj të 2011-ës."

dmth do te vjedhe votat para kamerave. Berisha paska zbuluar "vetem me nje detaj" te gjithe moton e zgjedhjeve. Aferim ...

Tung,

Blendi

Dy matrapazë më të flliqur

Dy matrapazë më të flliqur

Keta te dy po pregatisin

Keta te dy po pregatisin azilin politik ne 23 Qershor.

Ta harroje Berisha se do vjedhi votat, ose me sakte, le ta provoje, por kesaj here ska per tu falur si ne 1997. Kesaj here shkon per atje.....

Ore Dritan, je normal ti apo

Ore Dritan, je normal ti apo te ka ik truri??? C'flet kshu mor daje? Kaq shume ju merzit fakti qe do humbni? Saqe po flisni budallalleqe, e po kercenoni me vdekje?????

Edi, pi ilaçet dhe ndërro

Edi, pi ilaçet dhe ndërro URGJENT numrin e syzeve! Ku e sheh fjalën "vdekje"???

Fli daje fli se të paska lodhur pushteti! Të bën mirë ca kohë në opozitë se qetësohesh.

Apo ke ngjyer dhe ti gishtin me "mjaltin e pushtetit" dhe u tmerrove se do shkosh atje...? Po qe kështu normal që nuk të shohin sytë.

Add new comment