Ushtria e madhe e kamikazëve të pushtetit në KQZ, gjykata e media, do ta fitojë betejën me ushtrinë diplomatike të Europës?

Andi Bushati ka komentuar post-vizitën e shkurtër të komisionerit të BE-së për zgjerim në Tiranë dhe shkruan fillimisht se ajo ishte shembulli më i mirë se strategjia sensibilizuese e opozitës për zgjedhje të lira ka pasur sukses: “Megjithëse më shumë heshti sesa foli, Stefan Fyle, një mesazh e la të qartë në Tiranë: duhen bërë zgjedhje të pakundërshtueshme nga palët. Në këtë kuptim, mundi katërvjeçar i opozitës duket se është shpërblyer”.
Por autori rreshtohet qartë tek skeptikët kur vjen fjala te beteja për të ruajtur votën përballë Berishës vetëm me garancinë e ndërkombëtarëve. Shkruan Bushati:
“Çfarë ndryshimi pati për zgjedhjet e vitit 2009 fakti se në raportin e ODHIR-it thuhej se numërimi në një të tretën e zonave ishte i keq apo shumë i keq? Çfarë u fitua pasi u tha se ambasadori i shtetit më të fuqishëm në botë kishte zbarkuar vetë në palestrën e njësisë pesë, madje kishte shpërvjelë dhe mëngët, për të monitoruar finalen me fotofinish të votimit të 2011-në Tiranë? Çfarë ndryshoi pasi raporti i ODIHR-it për zgjedhjet lokale në Tiranë vuri re një KQZ që veproi pa kuadër ligjor dhe foli për vendime të çuditshme të Kolegjit? Të gjithë këto pikëpyetje që na ka lënë pezull e shkuara, janë prova më e mirë se asgjë nuk është e garantuar për të ardhmen. Jo deklaratat diplomatike të Fyles, por as mbërritja hipotetike e tij në 23 qershor në Tiranë, për të shpërvjelë mëngët ashtu siç bëri dikur Arvizu, nuk mund ta ndalin dikë që ka vullnet për të prekur votën. Në këtë kuptim nuk ka as Komision Europian, as “policë ruajtës” nga Brukseli, që mund të garantojnë atë. Nëse do te ketë një strategji për të ndryshuar votën, ushtria e madhe e kamikazëve të pushtetit në KQZ, gjykata e media, do ta fitojë betejën me ushtrinë diplomatike të Europës...”
I plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/02/05/nuk-ka-fyle-qe-te-p...
Comments
Andi Bushati i nguli perseri
<p>Andi Bushati i nguli perseri thiken pas shpine aspiratave te Shqipetareve per liri-demokraci-prosperitet.</p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Egoja e semure e Andit nuk paska kufinj. Me 23 Qershor, ky popull do te shpetoje edhe prej eunukut Bushati.</span></p>
Nuk nhul thika Andi, po
Nuk nhul thika Andi, po salqeni me qente e tij. Andi vetem rreshton fakte per kedo qe ka logjike.
Add new comment