Arkiv-Lajme
Çmenduria: Ministri Halimi ideon dënime deri 25 vjet burg... në Facebook???
Duhet të jetë ose një tentativë për të kopjuar liderin e partisë, ose pamundësi për të ushtruar detyrën, fakti që inisiativa të një rëndësie të madhe, deri dhe nga ministrat, fillojnë në ... Facebook!!!
Ka qenë Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi nëpërmjet faqes së tij në ‘Facebook’ që ka propozuar masa ndëshkuese më të ashpra për personat që kapen me armë në rrugë apo banesë, njofton sajti online i gazetës Mapo.
Spahiu identifikon 3 parti si “tradhëtare” (PD, LSI, PDIU), plus OSBE bashkëfajtore në krim me heshtjen e vet
“Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU përgatitjen vjedhjen e zgjedhjeve në tavolinë duke vendosur si në asnjë vend demokratik standartin e pabarazisë së votës. Koalicioni i tradhtarëve po sajon me çdo kusht koalicione të pabaza dhe dy pole në politikën shqiptare me qëllimin e vetëm për të shtuar votën që mban në pushtet shtetasin Sali Berisha” deklaroi Spahiu gjatë një takimi të zhvilluar paraditen e sotme në Vlorë, njofton Top Channel.
BE e detyruar të bashkëpunojë me Berishën dhe Gruevskin, edhe pse e di që uzurpojnë pushtetin?
Botimi i raportit të ri të Këshilli Europian për Politikë të Jashtme (European Council on Foreign Relations) ka nxjerrë dy paralele itersante ballkanike, Berisha dhe Gruevski, 2 liderë që po uzurpojnë pushtetin. Në këtë raport shprehimisht shkruhet: “Në këtë kontekst, Brukseli nuk ka zgjedhje, por do të bashkëpunojë me liderët lokalë si Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili polarizon opinionin publik dhe janë të akuzuar për uzurpim të pushtetit”
Deputeti Marku dhe Kryetari Berisha në një luftë të “heshtur” për lirinë e kritikës
Në një shkrim të titulluar “Statusi i kritikës në PD-në e sotme” tek Shqiptarja.com, Preç Zogaj trajton rastin e deputetit Mark Marku që po artikulon disa kritika për qeverisjen dhe PD-në, por duke u kujdesur që “të mos i bëjë dhuratë opozitës”. Zogaj e konsideron këtë veprim të deputetit Marku si integritet personal në sakrifikim të karrierës politike meskine, por dhe si “hedhje dorashke” për liderin autoritar.
Standartet e familjes: Vëllai i Lulzim Bashës do të shesë INSIG-un
Është Shqiptarja.com që jep lajmin se privatizimin e Insigut do ta bëjë vëllai i Lulzim Bashës. Sipas gazetës, në tenderin për të përzgjedhur subjektin që do të kryejë konsulencën e privatizimit të INSIG-ut, studioja ligjore “Optima”, ku bën pjesë si konsulent Erlindi Basha, vëllai i kreut të Bashkisë së Tiranës, është i vetmi subjekt që po vazhdon garën për konsulencën në privatizimin e kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG.
Pobrati: Gazidede më ka kërkuar të implikoj si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, kundërshtarë të Sali Berishës
Luan Pobrati, specialisti i vjetër i shërbimit sekret shqiptar, ka treguar për revistën Java se dosja e Mehmet Shehut, me 17 volume nga 700-800 faqe secili, është mrekulli që nuk është zhdukur nga njerëzit që gjenden si denonciatorë në ato faqe, e që rendën menjëherë sapo Shehu ra të hidhnin baltë e të vinin shqelmin mbi të. “Ndoshta është pikërisht kjo kategori e denoncuesve të djeshëm, që sot janë të shpërndarë në 4 pushtetet, në Kuvend, Qeveri, media, gjyqësor, madje edhe personazhe të spikatur të qeverisë civile, të cilët janë të interesuar që kjo dosje të zhduket.” - thotë Pobrati.
Koalicion LSI-FRD-PBDNJ? Por numërues ka vetëm LSI-ja…
Artikulli kryesor në ballinën e gazetës MAPO aludonte sot për një koalicion të mundshëm LSI-FRD-PBDNJ. Pardje, kjo gazetë citonte Vangjel Dulen të ketë thënë se është afër futjes në një koalicion të tillë. Ndërsa Henri Çili, pronari i kësaj gazete, ka disa kohë që i fryn kësaj ideje në artikujt e tij dhe në studiot televizive.
Koment alla-Arjan për një foto ku lërohet toka si në mesjetë: Ata janë të lumtur ashtu Fidel, pse duhet t’i ndryshojmë?
Fidel Ylli deputeti për të cilin PD thotë se duhet të lërë mandatin për një frekuencë radio që ka patur në pronësi disa vite më parë ka qenë sonte një ndër të ftuarit në emisionin e Arjan Çanit që transmetohet të premteve. Duke shpjeguar arsyet pse po sulmohet sipas tij, nga Berisha, Ylli i lidhi akuzat me shtimin e prezencës nëpër fshatra të zonës elektorale.
Majko, ashtu si Blushi, nuk mendon se loja me mandatet do ta shpëtojë PD-në
“Ndarja e mandateve është ndarje mandatesh, e nuk duhet t’u japim atë peshë që po u japim”, tha Pandeli Majko sot në Korçë para gazetarëve. Kjo bie në kontrast me një si panik që është ngjallur mes shumë opozitarëve, ngaqë mendohet se kjo ndarje mandatesh nëpër zonat zgjedhore i jep në tavolinë PD-së më shumë se një mandat. E në rrethanat që, për shkak të kodit elektoral, diferenca mes palëve në numër deputetësh pas zgjedhjeve është e parathënë të jetë tepër e ngushtë, i bie që një apo dy mandate mund të përcaktojnë fatin e lojës.
SHËNIM: Kultura e kompromisit në (dhe jashtë) një postimi në Twitter
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, që së shpejti viziton Tiranën ka postuar sot një mesazh në rrjetin social, Twitter, ku shkruan: “Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk do të zgjidhin çështjet kritike: mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes”.
