Arkiv-Lajme

Opozita e shtruar e babaxhane, dhe Berisha që u shkon deri në fund planeve të veta

Postuar në 31 Janar, 2013 16:29

Në seancën e sotme, ku është disktuar dhe vendosur mbi ndarjen e zonave elektorale nëpër qarqe, ka folur dhe deputeti Ben Blushi, i cili, në ndryshim nga të tjerët, është përpjekur të arsyetojë me tone të shtruara. Në thelb, ai ka thënë se “shqipgtarët kanë lëvizur këto kohë nga periferia në qendër, e jo anasjelltas, gjë që është konfirmuar dhe nga shifra të ministrisë së brendshme të para do kohëve.

Shënim: Edhe një herë për 68-68-4-ën...

Postuar në 31 Janar, 2013 13:49

Një analizë e bërë sot nga Top Channel, mbi efektin e ndarjes së mandateve të aprovuar sot në Kuvend, ishte titulluar “PD ruan deputetët në 4 qarqe” (http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=250746 ). Në analizë konsiderohen variantet e ndryshme që kanë qarkulluar deri më sot në lidhje me ndarjen e mandateve, por ajo nuk e justifikon titullin.

Ramush Haradinaj “pickon” analistët e Kosovës: janë argatë dhe shërbëtorë

Postuar në 31 Janar, 2013 12:24

Ramush Haradinaj ka dhënë njw intervistë për Zërin e Prishtinës, dhe intervista ka dalë siç pritej, dmth nervoze. Haradinaj është në negociata me Thaçin për krijimin e një qeverie të re, e cila – kështu thuhet se është rënë dakord mes palëve të interesuara – do të ketë për kryeministër Haradinajn. Disa analistë e komentatorë nuk e shohin me sy të mirë këtë lëvizje të shefit të AAK-së.

SHENIM: Eshtë e sigurt që Berisha "e dashuron fort Shqipërinë" (është dashuri që ka vetëm një kusht)

Postuar në 31 Janar, 2013 08:02

Një numër të përditshmesh kanë botuar një tekst të ambasadorit Arvizu me titull "Një përgjigje shumë e thjeshtë". "Tani, ndërsa shqiptarët shohin përpara drejt zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, gjendemi në fillimin e një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë"- shkruhet në fillim të tekstit.

S’e besoni? Është e vërtetë, megjithatë: Mario Balotelli është makinë elektorale

Postuar në 31 Janar, 2013 07:51

Mario Balotelli nuk e ka besuar që do të shndërrohej në një argument politik kur ka vendosur të kthehet në Milano, për të luajtur me Milanin, jo me Interin. Ai është larguar nga Mançesteri (për ‘të zezën’ e gazetarëve të tabloidëve, që për dy vjet e kanë pasur si gjah të tyren. “Mirupafshim i paharrueshmi Balo”, shkruante me sinqeritet e gati me trishtim gazeta the Sun ditën që u mor vesh ky transferim; e nuk kanë faj; ai i ka furnizuar me ‘lëndë të parë’ nëpërmjet detajeve jo futbollistike të jetës së vet) për të provokuar një zhurmë që s’kish se si ta merrte me mend.

Bamir Topi: Kur e ke shtëpinë me xhama, mos i gjuaj me gurë xhamave të komshiut

Postuar në 31 Janar, 2013 04:47

Bamir Topi e ka parë të udhës të marrë pjesë në programin ‘Kasketa’ të televizionit ‘A1 Report’ (është një program i Kastro Zisos), dhe biseda disi e padisiplinuar dhe e shthurur ka qenë e natyrës intime. Por aty Topi ka gjetur rast për të shprehur edhe qëndrime të një natyre tjetër.

Xhamadani copa-copa

Postuar në 31 Janar, 2013 04:25

Gazmend Kapllani eshte shkrimtar dhe gazetar. Aktualisht eshte Fellow i Radcliff Institute ne Universitetin e Harvardit (http://www.radcliffe.harvard.edu). Ka botuar sot nje editorial ne te perditshmen Dita, ku nder te tjera shkruan:

I thotë gjë fjala 'konsensus' Berishës dhe klanit të tij? - pyet Stefani duke lexuar Fule-n

Postuar në 31 Janar, 2013 04:08

Dje, gazeta e partisë në pushtet “RD”, doli me kryetitullin: “Tre ligjet, Fule shuplakë Ramës”. Entuziazmi i pushtetit i ka rrënjët në deklaratën e sapolëshuar nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, sipas të cilit, nëse Shqipëria përmbush tri kushtet e famshme, mund të bëhet e mundur marrja e statusit të kandidatit në këtë pranverë. Po si duhet ta kuptojmë këtë deklaratë të Fules? Natyrisht jo ashtu siç ia ka qejfi dhe siç po e propagandon Kryeministri Berisha, pra si një shuplakë për liderin e opozitës Edi Rama.

Meqë po flitet për Ligjet

Postuar në 31 Janar, 2013 02:57

Kjo tabelë elektronike është vendosur dje në trotuarin prane Kuvendit te Shqiperise në Bulevardin e Tiranës. Tregon "ditet e voneses se votimit te tre ligjeve që na integrojnë në Europë". Kalimtarët, nëse kthejnë kokën dhe përqëndrohen në ekran, do shohin që njëherë shfaqet në tabelë numri i ditëve "vonesë" njëherë shfaqet fjala "turp" e kështu me rradhë.

Në “sondat” e derisotme, PS e para, PD e dyta, AK e treta

Postuar në 30 Janar, 2013 14:32

TemA online sapo publikoi sondazhin e dytë të Qendrës së Kërkimeve Shkencore dhe të të Dhënave “AlbStat”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme