Arkiv-Lajme
Kryeministri virtual: Hej, Fejsbuksa, a bëjmë një referendum?
Portali online www.gazetadita.al njofton se Kryeministri Berisha përmes një postimi në profilin e tij në mesditë, kërkon mbajtjen e një referendumi në lidhje me tre ligjet kyçe për integrimin europian. Duke akuzuar kreun e opozitës si bllokues, Berisha shprehet i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e qershorit, madje merr përsipër të parashikojë edhe lëvizjen e Ramës për një tjetër bllokim.
Gjana: PD pret votë “kundër” nga populli
Jemin Gjana ndoshta dhe padashje ka nxjerrë në dritë atë që ndodh pas dyerve të mbyllura të PD. Duke folur tek emisioni “Fakt” i gazetarit Peka për mbledhjen e Kryesisë së PD, zhvilluar para një jave, ka treguar se në PD ekziston bindja dhe shqetësimi që në zgjedhjet e 23 Qershorit do të ketë një votë “kundër” PD. Madje, duket se në PD janë tëbindur që opozita përballë nuk ka fuqi t’u “bëjë gjë”, por, do të jetë vota “kundër” e popullit që mund t’i dërgojë në opozitë.
Shënim: GSh-ja raporton gabim, apo PS-ja llogarit gabim?
Në një lajm të mëparshëm, njoftuam se Gazeta Shqiptare raportonte që, sipas një sondazhi të prezantuar në Asamblenë Kombëtare të PS-së, rezultonte se PS-ja merr 72 mandate dhe PD-ja 54 mandate (http://www.respublica.al/artikuj/2013/01/27/sondazhi-i-ps-ps...). Sipas këtyre parashikimeve, i bie që 14 mandatet që mbeten (gjithsej janë 140 mandate) t’i marrin partitë e tjera.
Bushati: 3 varësitë e Kryeministrit nga Serbia. Tema e ”bashkimit kombëtar” nuk do të jetë përcaktuese në votën e 23 Qershorit!
Në një intervistë për SHQIP, deputeti dhe Anëtari i Kryesisë së PS, Ditmir Bushati i konsideron “reagim të shtirur të një qeverie në ikje të një Kryeministri aventurier” deklaratat e Kryeministrit Berisha mbi “nevojën e bashkimit kombëtar” dhe se “do të rishikohen marrëdhëniet me Serbinë”. Bushati e thotë këtë sepse “një Kryeministër serioz, vendi i të cilit është anëtar i OKB-së, NATO-s, OSBE-së, KiE-ës, nuk përdor foltoret partiake, por kanalet diplomatike dhe ndërkombëtare përt të adresuar situatën e papranueshme në Preshevë”.
Timo Flloko, si të përballosh kaosin dhe problemet e artistit
Në një intervistë të gjatë për Elsa Demon te Shekulli isotëm, aktori i madh Timo Flloko rrëfehet për shumë gjëra. Aktori vjen si përkthyes i librit “Shpirti” nga Brian Weiss, dhe beson se denduria e kaosit mund të përballohet me forcën e mendjes dhe jo me barna anti-depresivë. Materializmin dialektik ai e konsideron bashkë me filozofinë materialiste si “filozofia më shkatërrimtare e shpirtit njerëzor”. Ai e quan besimin diçka personale, sepse “ata që besojnë në Zot, besojnë paq e parë. Zoti do besuar pa u parë.”
Myftinia pozicionohet me Mitropolinë... kundër dramës.
Mediat sot raportojnë deklaratën e Myftiut të Korçës i cili ka dalë kundër dramës që ka ndezur shumë gjakra, pavarësisht se të paktë janë ata që e kanë parë. Drama Shën Mëria e Beratit është shfaqur për vetëm 5 net në Teatrin Çajupi të Korçës. Myftiu i Korçës, Haxhi Qazim Muçi, ka deklaruar për GSH se e mbështeisn qendrimin e Mitropolisë. “Shën Mëria e Beratit bëri ‘bujë’ në gjithë qytetin e Korçës dhe natyrisht edhe ne na ra në sy, por jo për mirë. Ne solidarizohemi me Mitropolinë e Korçës, pasi nuk është mirë të vihen në lojë klerikët tanë” ka thënë myftiu.
Sondazhi i PS: PS 72 deputetë, PD 54!
Në Asamblenë e djeshme Kombëtare të PS (Panorama shkruante që janë vënë prapë zhurmues) kryetari Rama ka publikuar rezultatet e testit parazgjedhor të grupit të punës së PS në terren. Në këtë sondazh të PS rezulton se ata fitojnë 17 mandate nga 33 të Tiranës.
Sipas qarqeve, kjo ndarje (sipas GSh) është:
Tiranë (33 mandate)
17 PS, 13 PD, 1 LSI, 1 PR, 1 FRD
Durrës (14 mandate)
7 PS
Elbasan (14 mandate)
7 PS
Fier (16 mandate)
9 PS
Arabia Saudite refuzon Ambasadorin e ri të propozuar nga Idrizi?
Zeman, një i majtë dhe ish komunist, zgjidhet President i Çekisë
2013-a, sipas FMN, shtrëngoni rripin
Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi thotë për Zërin e Amerikës se viti 2013 do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare, citon Balkanweb. Ai rithekson rrezikun e borxhit të lartë, problemet e sektorit bankar dhe nevojën për reforma strukturore.
Copëra nga intervista e tij, hedhin një dritë të re mbi optimizmin qeveritar: