Arkiv-Lajme
BE...
Pas deklaratave të kryeministrit britanik David Cameron se do të organizojë një referendum popullor lidhur me qëndrimin ose jo të vendit të tij në BE, - në rast se partia e tij konservatore fiton në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për vitin 2015 - pasuan reagimet e para nga politikanët evropianë. Më poshtë, disa prej tyre marrë nga mediat europiane:
Përfytyroni një profesor shqiptar që i provon ministrit "plagjiaturë" dhe "mashtrim të qëllimshëm"
Të kopjosh paragrafë në një tezë doktorature mund të jetë e pranueshme për vende ku hajdutëria në qeverisje nuk ndëshkohet, por jo për gjermanët. As nëse ke vjedhur 33 vjet më parë. Një skandal i ri plagjiature ka plasur në Gjermani, kësaj here (ironike) rreth ministres gjermane të Arsimit. Universiteti i Dyseldorfit ka hapur një procedurë për heqjen e titullit shkencor dhe ministrja rrezikon të humbasë të gjitha postet politike.
Deklarata e Nokës, vëllezërit Shyti, letër Berishës: Kurrë nuk t’i falim krimet që ke kryer dhe dëmet që na ke shkaktuar
Orik dhe Leart Shyti, të akuzuarit e përhershëm të Berishës si anëtarë të asaj që mediat e raportojnë si “Hakmarrja për Drejtësi” kanë dërguar sot pasdite në redaksitë e gjithë mediave në Tiranë një letër të hapur, në përgjigje të asaj që ka thënë dje ministri Flamur Noka.
S.B. në FB për "Cacin" (pa koment)
"Të dashur miq! Një rrëfenjëz për darken e ngrirë! Kështu e quajtën mediat në gazetën e gossip-it të tyre të kafeneve të kryeqytetit, darkën që Sekretari për Ekonominë dhe Financën i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, ( Caci ) shtroi në Sheraton ditën e emrit të tij, që për shpenzimet dhe të ftuarit mund të quhej dasma e emrit! Sipas zakonit, Caci, të cilit më shumë hije i ka kuleta se fjala, falënderoi të ftuarit, ngriti dollinë dhe u ul duke pritur me padurim dhe emocion elozhet e kryetarit të tij z.Rama.
Loja e qeverisë me Çekinë mund t’u kushtojë shqiptarëve shumë shtrenjtë
Në 23 prill të vitit 2009 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me votat e maxhorancës kontratën e privatizimit të shpërndarjes së energjisë. Kjo ishte hallka e fundit ligjore që transferoi monopolin e shpërndarjes së energjisë nga shteti tek kompania çeke CEZ. Vetëm 5 ditë më vonë kryeministri Sali Berisha mbërriti në pallatin qeveritar në Pragë, ku i dorëzoi homologut të tij çek të asaj kohe, Mirek Topolanek, kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
AK: Bojkot parlamentit të Berishës!
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Aleancën Kuqezi, Rezar Balla, reagoi sot rreth miratimit nga deputetët e mazhorancës të ndarjes së mandateve sipas skemës së vitit 2009.
Ilir Beqja: Ç'i ka bërë taksa e sheshtë ekonomisë shqiptare
Sekretari për programin në PS, Ilir Beqja, përmes një deklarate për mediat, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë lidhur me taksën progresive. Beqja ka shprehur edhe një herë vendosmërinë e PS për taksim të ndershëm, duke bërë një krahasim me degradimin që ka pësuar ekonomia shqiptare në 5 vjet të aplikimit të taksës së sheshtë.
Do rritet mosha e pensionit (Ka dështuar qeveria? Joooo! Sepse "asnjë shqiptar nuk është i lumtur që del në pension 65 vjeç")
E përditshmja SHQIP në një artikull mbi një draft për moshën e daljes së shqiptarëve në pension sjell edhe një deklaratë të Berishës në shtator të vitit 2011, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.
"E kanë konstatuar specialistët" dhe "do vendosin specialistët"
E perditshmja MAPO citon Drejtorin e Muzeut Historik, Luan Malltezi të flasë për "një dëmtim të konstatuar mëngjesin e së hënës në Mozaikun e Muzeut që dominon qendrën e Tiranës dhe sipas Malltezit "ka ardhur momenti që specialistët të ulen e të diskutojnë për fatin e tij".
Fakt i kryer
Nga Kuvendi mediat njoftojne se "Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi propozimin e deputetit Edi Paloka" për ruajtjen e mandateve të vitit 2009. Opozita kundërshtoi me argumentin se ndarja e mandateve është kompetencë e KQZ-së dhe jo e Kuvendit. Pa problem.. Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi "propozimin e deputetit Edi Paloka" vetëm me votat e mazhorancës.