Fakt i kryer

Postuar në 23 Janar, 2013 06:12

Nga Kuvendi mediat njoftojne se "Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi propozimin e deputetit Edi Paloka" për ruajtjen e mandateve të vitit 2009. Opozita kundërshtoi me argumentin se ndarja e mandateve është kompetencë e KQZ-së dhe jo e Kuvendit. Pa problem..  Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi "propozimin e deputetit Edi Paloka" vetëm me votat e mazhorancës.
Më herët në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve u thirrën në një seancë dëgjimore kryetarja dhe nënkryetari i KQZ-së lidhur me debatin për ndarjen e mandateve. Kryetarja e KQZ-së u pyet në lidhje me shkresën që administrata e Komisionit Qendror i ka dërguar Kuvendit në kushtet kur ndarja e mandateve nuk u votua në KQZ. Dhe Lleshi (Lefteri) tha se "kjo nuk është hera e parë që administrata e KQZ-së komunikon përmes letrave me parlamentin" - - njofton BalkanWeb.
Nga ana tjetër, nënkryetari i KQZ, Denar Biba theksoi se parlamenti nuk mund të pranojë të vihet në lëvizje nga një shkresë që siç tha ai, nuk mban firmën as të kryetares as të nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në fjalën e tij nënkryetari Biba u shpreh se do të kërkojë sot mbledhjen e KQZ-së, me në rend dite ndarjen e mandateve, por për kreun e Komisionit të Ligjeve, Rusmajli, kjo është e pamundur, pasi... çështja tashmë i ka kaluar Kuvendit  (A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.