Ilir Beqja: Ç'i ka bërë taksa e sheshtë ekonomisë shqiptare

Sekretari për programin në PS, Ilir Beqja, përmes një deklarate për mediat, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë lidhur me taksën progresive. Beqja ka shprehur edhe një herë vendosmërinë e PS për taksim të ndershëm, duke bërë një krahasim me degradimin që ka pësuar ekonomia shqiptare në 5 vjet të aplikimit të taksës së sheshtë. “Ku jemi sot pas 5 vjet të taksës së sheshtë, rritja ekonomike është 5 herë më e vogël, borxhi publik është 50 për qind më i lartë se 2008, konsumi i familjeve shqiptare është më i ulëti në 5 vjetët e fundit, kreditë me probleme janë 10 për qind e GDP, ndërkohë që pasuria është përqendruar në gjithnjë e më pak duar”, u shpreh Beqja. Më tej sekretari për programin në PS ritheksoi edhe një herë vendosmërinë e PS në vendosjen e taksës progresive, në mënyrë që ai që fiton më shumë paguan më shumë. Ndërkohë, Beqja theksoi se pjesë shumë e rëndësishme e programit të PS me ardhjen në pushtet është heqja e taksës së biznesit të vogël, që mban në këmbë ekonominë shqiptare dhe haset me vështirësi të panumërta, një nga të cila ajo që Beqja e cilësoi si taksa e korrupsionit, mungesa e rendit dhe qetësisë publike në mjedisin e sipërmarrjes ekonomike. Re.Pu.
Comments
Sistemi i taksimit ben

Sistemi i taksimit ben diference ne shtete dhe shoqeri ku business-i behet ndershem dhe rregullat e lojes jane te pranuara nga te gjithe dhe uniforme.

Keto diskutime kane pak vlere per Shqiperine ku evazioni fiskal dhe monopolizmi jane ulur me kembe kryq. Nga pikpamja teorike z. Beqja ka plotesisht te drejte, taksat e sheshta jane efektive vec ne vende ku prodhimi industrial dhe vlera e shtuar jane duke u rritur ne menyre te pamase (sic ishte dikur ne Ireland). Ne vende ose qe rriten ne menyre modeste (shumica e botes) ose ne stanjacion (Shqiperia dhe shume vende te tjera Europiane) kjo lloj takse shpartallon buxhetin e shtetit.

Pervec kesaj, gjithmone teorikisht, taksa e sheshte nuk ka kuptim ne vende si Shqiperia qe ka borxh te larte dhe si tere vendet me borxh te tille duhet te shtrengoje rripat (austerity programs).

Ti astrit nuk duhet te

Ti astrit nuk duhet te flasesh ne tym sepse duket qe nuk ia ke fare haberin ekonomise. Taksa e sheshte eshte fiks per vendet ne zhvillim si Shqiperia sepse thith investitoret e huaj dhe kjo gje sjell zhvillim. Taksa progresive e aplikuar ne Shqiperi do te thote me pak investitore te mundshem sepse ata do jene te prirur te shkojne ne ato vende ku ka taksa me te uleta. Po ndodh ne France e jo me ne Shqiperi. PS mund te kete te drejte moralisht, por ekonomia ecen me kapital dhe jo me moral.

Ti andon qe nuk flet ne tym

Ti andon qe nuk flet ne tym dhe qe ja ke haberin ekonomise, a di te permendesh qofte edhe nje vend ne zhvillim qe kane adaptuar taksen e sheshte dhe qe kane dale nga varferia?

Me duket miopi dashakeqe

Me duket miopi dashakeqe ekonomike qe te gjitha keto shifra statistikore ti faturohen thjesht takses se sheshte.

Add new comment