S.B. në FB për "Cacin" (pa koment)

"Të dashur miq! Një rrëfenjëz për darken e ngrirë! Kështu e quajtën mediat në gazetën e gossip-it të tyre të kafeneve të kryeqytetit, darkën që Sekretari për Ekonominë dhe Financën i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, ( Caci ) shtroi në Sheraton ditën e emrit të tij, që për shpenzimet dhe të ftuarit mund të quhej dasma e emrit! Sipas zakonit, Caci, të cilit më shumë hije i ka kuleta se fjala, falënderoi të ftuarit, ngriti dollinë dhe u ul duke pritur me padurim dhe emocion elozhet e kryetarit të tij z.Rama. Pas pak kohe, z.Rama u ngrit, falënderoi me përzemërsi Cacin për ftesën dhe, ndër të tjera, tha të dashur miq: Unë kam fatin e madh të mësoj të këshillohem e të frymëzohem çdo ditë për çështjet madhore të ekonomisë dhe financave, në këtë kohë krize rrënuese, nga një personalitet i shquar, i rrallë, me njohuri të nivelit më të lartë në këto fusha. Të gjithë sytë e të ftuarve ishin drejtuar si prozhektor tek Caci!
Vetë atij i vërshoi adrenalina nga rrënjët e flokëve tek gishtërinjtë e këmbëve. Ai po përjetonte një gjendje më shumë se ekstaze që nuk e kishte provuar kurrë më parë. Me gotë në dorë u ngrit i përgjëruar dhe gjysmë ndenjur në respekt të shefit të tij. Mirëpo, papritmas gjithçka në qenien e tij ngriu, madje ngrinë edhe krushqit, kamerierët, sazet dhe darka, përveç gotës së dollisë që se si ra nga dora dhe u bë copa në momentin kur shefi i tij tha se personi apo gjeniu në fjalë ishte gjysma e tij më e mirë, pikërisht zonja Basha. Ç’pate? – i tha bashkëshortja Cacit. Hiç hiç, gotën ma morën duartrokitjet, u përgjigj ai, ndonëse i dukej se i kishte rënë jo tavani, por hoteli mbi kokë! – sb
Teksti më sipër është postuar sot nga... Berisha në faqen e tij në Facebook. (A.N.)
Comments
po me the te thashe ngeli ky

po me the te thashe ngeli ky karagjoz

cinik si cdo here

cinik si cdo here kryeministri yne!

Po c'cinik o njeri.. Ky eshte

Po c'cinik o njeri.. Ky eshte debil

Kam patur nje grua ne lagje

Kam patur nje grua ne lagje qe quhej Myzejen. Gjithe diten degjonim vetem zerin e saj, neper shkalle, para pallatit, pas pallatit. Vetem ne darke vone, pushonte. Ishte arixhofke, gjithe diten emrat e lagjes mbante ne goje, dhe fliste edhe pa patur njeri prane. Thjesht fliste pa pushim me ze te larte. e kam menduar shpesh Myzejenin, mund te ishte fare mire kryeministre e Shqiperise me kete standard qe ka ky post ne Shqiperi. Ju qofshi si e duroni. Une e kam lene prej vitesh Shqiperine. Katund me ne krye nje katundar

Bejte ne proze nga

Bejte ne proze nga Saliuuuuua.

Skrimtar, gazetaç, politikash, ekonopist, komunrist, xhepist, zombi, mjekmallist, kryemiskara.

Tani edhe ne versionin arenbi FB.

Add new comment