Arkiv-Lajme
Blushi: LSI-ja s’ka pse të qëndrojë në varkën e qeverisë që po mbytet
Anëtari i Kryesisë së PS-së, Ben Blushi, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin “A1-Report”, tha se nuk e përjashton një bashkëpunim elektoral me LSI-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas tij, LSI duhet të kuptojë pozicionin në të cilin ndodhet qeveria.
Regjimi... barabar
Qeveria shqiptare reagoi me një deklaratë ndaj heqjes së përmendores në Preshevë, e cila u botua, ndër të tjera, edhe në Faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave online. Ardian Vehbiu në Peizazhe të Fjalës e ka marrë këtë deklaratë në analizë dhe ajo rezulton joserioze në shumë pikëpamje.
Sondazhi DITA-3 në Tiranë: Vazhdon PS e para dhe AK e treta
Gazeta DITA ka publikuar sot sondazhin e tretë të përmuajshëm në 11 minibashkitë e Tiranës, të zhvilluar në terren në periudhën 17-21 janar. DITA raporton se 1500 pyetësorët e kampionit u plotësuan në mënyrë anonime nga të anketuarit e përzgjedhur në mënyrë krejt të rastësishme në banesat e çdo minibashkie - pas plotësimit të pyetësorit, i anketuari e paloste atë dhe e fuste vetë në një kuti plastmasi të tejdukshme, të ngjashme me kutitë e votimit. Kështu është ruajtur fshehtësia e votes, në mënyrë të ngjashme me votimin real.
Meta "e ka falur" Filipin..
“Të kam parë me Filipin të drekosh e qeshësh me të madhe (diku në ditët e fundit të dhjetorit ai u shfaq në Padam në shoqërine Filip Çakulit drejtorit të ‘Fiks Fare’)”, – i them unë.
Ai qesh dhe më thotë: “E di që më ke parë”.
- “E ke falur Filipin?”
- "Unë i fal mediat, gazetarët. Kam menduar gjthmonë se çdokush bën punën e tij dhe nuk më shqetëson asgjë, përderisa besoj tek vetja ime. Ja ku jam sot”.
- "Edhe Filipin?”
Një nga mitet e 21 janarit, sipas Nazarkos dhe deklarimi emblematik i Sarkozisë
Mentor Nazarko në të përditshmen PANORAMA analizon sot ato që i quan “mite rreth 21 janarit”. Merret fillimisht me “mitin e parë” atë që “Opozita i dërgoi me vetëdije protestuesit drejt vdekjes”.
Policët e patrullave (ata që kanë më shumë kontakte me komunitetin) paguhen më pak se pastrueset në disa institucione (!)
E përditshmja DITA ka botuar në numrin e saj të sotëm një raport konfidencial të PAMECA dhe ICITAP për gjendjen në policinë shqiptare, të dhënat e të cilit janë alarmante. “Raporti thotë se pagat e policëve, janë më keq se në 2003. Situatë katastrofale, është krijuar me veprimet mbi pagat dhe zhdukjen e koeficientëve në rrogat e policëve veçanërisht pas 2007-s.
Partiak papagall i Berishës - thotë Rama për ministrin Noka dhe ky përgjigjet: Ke lidhje me krimin
Vdekja e drejtuesit antikrim të policisë së Matit Musa Skura dhe situata në policinë shqiptare, ka shkaktuar sot një përplasje të re sot mes qeverisë dhe opozitës. Kreu i opozitës Rama ka dalë sot paradite në një konferencë për shtyp, ku është shprehur ndër të tjera:
Rezoluta për çështjen çame, çfarë kërkohet
Rezoluta për çështjen çame e propozuar nga PDIU është programuar sot për t'u shqyrtuar nga komisionet parlamentare. Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Jashtëm u shprehën dakord për ta futur në kalendarin e punimeve duke caktuar edhe relatorët (deputetët Fatbardh Kadilli dhe Qemal Minxhozi). Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh i bindur se kjo rezolutë "do të mbështetet nga të gjithë forcat parlamentare sepse kërkon riaktivizimin e traktatit të miqësisë dhe heqjen shprehimisht të ligjit të luftës:.
Ç'ka ndërmend qeveria (e tij) me "të ashtuquajturën ndihmë ekonomike"?
Kreu i Qeverise Sali Berisha, tha sot në një konferencë të prezantuar në media si "konferencë kombëtare për biznesin social" se sot jepen 160 milionë dollarë nga buxheti i shtetit vetëm për ndihmë ekonomike dhe se "nëse nje pjese te ketyre fondeve do të jepeshin ne formen e mikrokredive do te kishim me shume punesim dhe dalje te familjeve nga varferia".
Mund të flasim për etikë nëse gazetarët "nuk kanë kohë për të bërë gazetari"?
Gazetarët nuk kanë kohë për të bërë gazetari, nuk kanë kushte dhe është shumë e vështirë të flasësh për etikë.. Dhe tek e fundit reporterët e rinj do të kërkojnë aq etikë sa është tradita etike që do të gjejnë në redaksi - shkruan Lutfi Dervishi në revistën on line Medi@Link të Institutit Shqiptar të Medias.
Në një analizë mbi situatën e etikës në mediat shqiptare, autori në fjalë flet edhe për Kodin e Etikës botuar në 2006-n.