Arkiv-Lajme
1 nga 3 ligjet, pengohet nga PD: demokratët duan që kreu i opozitës të flasë vetëm pas Kryeministrit!
Njëri nga 3 kushtet që BE na ka vënë për marrjen e statusit, është miratimi me shumicë të cilësuar i reformës Parlamentare. Është bashkëkryetari i grupit të punës për ndryshimet në rregulloren e kuvendit, Namik Dokle, i cili ka sqaruar në një intervistë për Ora News se PD e PS po mbeten larg konsensusit për shkak të një ndryshimi në variantin e demokratëve, që parashikon se kreu i opozitës në parlament ka të drejtë të marrë fjalën, vetëm pas fjalës kryesore të Kryeministrit.
Ambasadori Banaj, shkarkohet. Askush nuk merr mundimin të na sqarojë “pse”
Kanada, plasin polemika të forta për një gabim në kartëmonedhën e re
Banka Kanadeze ka nxjerrë një monedhë të re 20$, qëme sa duket ka njëgabim të vockël: gjethja e panjës e vizatuar në të,simboli i Kanadasë, është gjethe e një panje norvegjeze, dhe jo e panjës së sheqerit, pema simbol e vendit. Këtë e ka zbuluar një botanist, i cili, thotë se pavarësisht se mund të jetë e vështrirë të dallohet nga një sy i pastërvitur, gjethja e figurës nuk është ajo e panjës kanadeze, sipas Reuters.
Berisha dhe Zoti, sipas Lubonjës
Në një artikull të sotmin te Panorama, Lubonja bën një dialog me alter-egon e tij me të cilin risjell banalitetin e dinamikave politike të sotme, kundërvënë nevojës për të kuptuar pse këto gjëra ndodhin, apo na ndodhin.
Egoja dëshiron të kuptojë “si e mendon Zotin Berisha”.
“(…)Dhe jo vetëm pse kjo ka të bëjë me Berishën, por sepse ka të bëjë edhe me pyetjen: në çfarë zoti besojnë ata nëntëdhjetë e kusur për qind e shqiptarëve që i nxori censusi i fundit si besimtarë?”
Pacolli si Nano, rend për "katharsis" në bazë sa herë që nuk i plotësohen tekat
Behgjet Pacolli, ka dhënë një shembull sesi politika shqiptare e përdor shantazhin me emrin “luftë korrupsionit” të premten, kur, gjatë një takimi me mbështetës të tij në Kamenicë, edhe pse mban postin e Zëvendëskryeministrit të Parë të QEverisë Thaçi, ai tha se korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanë kapluar çdo sferë të jetës në Kosovë, raporton gazeta Express. Shpërthimi i Liderit të AKR’së erdhi një ditë pasi zyrtarë të PDK’së nuk i trajtuan seriozisht kërcënimet e tij se do të dalë nga Qeveria nëse nuk i kthehet Ministria e FSK’së.
Si do të sillet nesër me familjen “Berisha” opozita e sotme?
Mund të ketë njerëz që stigmën “familje e korruptuar” në adresë të familjes Berisha mund ta kenë marrë për një teprim të opozitës apo të medias opozitare. Në fakt, ka kohë, të paktën qysh nga tragjedia e Gërdecit, që asnjë mendje normale s’do të duhej të kish dyshim se Berisha kish përfshirë në afera korruptive miliona dollarëshe fëmijët e tij, por sidoqoftë, refreni i përditshëm opozitar që përmbante termin “familje e korruptuar”, apo “korrupsioni i familjes”, të bëhej se ta sillte dukurinë në mënyrë disi më të shumëfishuar.
21 janari, shteti po ua bën të pamundur familjarëve të viktimave të fitojnë
Po afron 21 janari, datë që shqetëson shumë shpirtra.
Thonë për të:
Andi Kananaj, avokati i familjeve të viktimave: “Familjarëve të viktimave të 21 janarit u kërkohet të paguajnë për ët pasur akses në gjykatë, përveç taksës 12000 lekësh të reja, edhe 3% të vlerës së dëmshpërblimit të kërkuar prej tyre. Flitet për shumë që jo vetëm ata, por as unë e as ti nuk do t’i paguanim dot... Për këtë arsye e kemi parë si të vetmen rrugë t’i drejtohemi Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.” (JAVA)
K/ministri kopjon Fevziun, apo Fevziu K/ministrin për “4 shtëpitë e Lubonjës”?
Shqiptarja.com sjell sherrin e plotë në Opinionin e Fevziut mes moderatorit dhe të ftuarit të tij Lubonja, debat për të cilin shkroi dhe Respublica dy ditë më parë dhe për të cilin u mbushën me komente rrjetet sociale.
Momentet pikante të sherrit ishin:
Lubonja: Aty ishte një zonë me vila që nuk duhej të ishin prishur fare sipas mendimit tim. Ti kishe një vilë tënden si person.
Fevziu: Jo, unë nuk kisha një vilë, kishte mamaja ime 130m2.
LIVE: Berisha në Berat, çudirat që thotë e premton s’kanë të sosur!
Pasi u hap me një këngë të vjetër të AC-DC, Thunderstrike, Berisha u shfaq në foltore para pjesëmarrësve në përkujtimin e themelimit të degës së PD në Berat, transmetuar live, si të ishte hapje olimpiade, nga TV-të e Tiranës.
Pasi foli për PD-në me të njëjtat terma që flitej dhe për PPSh-në vaftit, si “Partia që ju solli lirinë”, “Partia që ndryshoi epokat”, etj, e konsideroi datën e themelimit të PD si “një datë e shndritshme në historinë e Beratit” (!!) (Bëhet fjalë për një nga qytetet me histori 2mijë e ca vjeçare.)
Më tej Berisha përfitoi të sulmojë Edi Ramën:
Baraj: dyshoj se ish-Ministri peruan ose pastronte ,para ose planifikonte sjelljen e mbetjeve në Shqipëri