Arkiv-Lajme

Financial Times parashikon një ndarje veri-jug brenda BE-së

Postuar në 15 Janar, 2013 07:21

E përditshmja londineze, Financial Times ka analizuar në një qëndrim redaksional situatën e sotme brenda unionit europian dhe rolin e Britanisë së Madhe në raportet me BE-në. Gazeta bën një parashikim për të ardhmen e BE: "Për një të ardhme të parashikueshme, Bashkimi Evropian do të jetë i ndarë jo vetëm ndërmjet atyre brenda dhe jashtë “bërthamës” së eurozonës, - por edhe në fushën e kreditorëve të fuqishëm veriorë evropianë (të udhëhequr nga Gjermania) dhe atyre të borxhlinjve të dobët të Evropës jugore, përfshirë Qipron, Greqinë, Italinë, Portugalinë dhe Spanjën.

Nuk duhet të bashkohet Shqipëria me Kosovën, por Kosova me Shqipërinë - shpjegon Kurti bashkimin kombëtar sipas tij

Postuar në 15 Janar, 2013 07:00

"Para pak vitesh, Gallup International ka bërë një sondazh dhe përfundimi ishte që në Shqipëri njerëzit që janë për bashkimin Kosovës me Shqipërinë janë rreth 63 për qind, ndërsa në Kosovë 81 për qind. Në kohën kur nuk na lejohet referendumi. Porsa të na lejohej referendumi atëherë me siguri që kjo përqindje do të ishte edhe më e madhe. Por, ta kemi parasysh që nuk duhet të bashkohet Shqipëria me Kosovën, por Kosova me Shqipërinë. Nuk duhet ta fusim edhe Shqipërinë nën EULEX tash, nën protektorat ndërkombëtar...

Kampe për prostitutat dhe kriminelët apo për kritikët e qeverisë?

Postuar në 15 Janar, 2013 06:49

Javën e kaluar, mediat shtetërore kineze cituan anëtarin e Byrosë Politike, Meng Jianzhu të ketë thënë se "këtë vit Kina do të heqë dorë nga përdorimi i sistemit të kampeve të punës së detyruar". Por këto njoftime u tërhoqën më pas pa shpjegim.

Kosova njihet edhe... online

Postuar në 15 Janar, 2013 06:30

Shërbimi më i famshëm i hartave në botë, Google Maps, ka përfshirë edhe Kosovën si shtet të veçantë.  Kur përdoruesit e Google Maps e shkruajnë emrin “Kosovo”, në hartë paraqitet harta e shtetit tonë, e ndarë nga Serbia, - raporton e perditshmja kosovare Telegrafi. 

Kurse e perditshmja tjeter e Kosoves Koha Ditore shkruan: "Duhet të presim që në listën e shteteve të njohura ndërkombëtarisht të përfshihet edhe Kosova, posaçërisht online, ku ne deri para pak kohësh kemi “vuajtur” për njohje".

Re.Pu.

Duhen 600 milion vende pune (vetëm për të ndjekur rritjen e popullsisë)

Postuar në 15 Janar, 2013 04:18

Studimi më i fundit i IFC-së, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, nxjerr në pah një fakt të rëndësishëm. Vendet e punës (kaq të nevojshme) mund të krijohen me një ritëm më të shpejtë, nëse politikanët dhe institucionet zhvillimore i japin përparësi heqjes së pengesave kryesore ndaj rritjes, me të cilat përballen kompanitë e sektorit privat.

Një kreshendo tronditëse

Postuar në 15 Janar, 2013 04:10

Tanimë nuk është as sprovë për panik, as edhe shqetësim i fryre tej mase. Një nga treguesit më jetikë të shëndetit të një sistemi bankar, niveli i kredive të këqija, pas tre vitesh kapje rekord pas rekordi, është ngjitur në një pemë krize. Në shkurt 2008 kishim vetëm 8 përqind kredi të këqija në sistem, në fund të vitit 2012 këto arritën në 23 për qind të totalit. Një kreshendo tronditëse. Do të thotë që një në 4 huadhënie bankare në Shqipëri ka probleme. Janë 881 milionë, pra rreth 900 milionë euro kredi me probleme. Disa nga bankat kanë dalë me humbje gjatë vitit 2012.

Shënim: “Intelektualët” e peticionit dhe përkufizimi i intelektualit sipas enciklopedisë britanike

Postuar në 14 Janar, 2013 15:01

“Shkon në 173 numri i intelektualëve dhe personaliteteve që kanë firmosur letrën drejtuar kryesocialistit Rama për votimin e 3 ligjeve,” njoftuan sot pothuaj të gjitha mediat shqiptare, dhe botuan listën që është riprodhuar në fund të këtij shënimi.

Më poshtë është një përkthim rigoroz i përkufizimit të fjalës “intelektual”, bërë në enciklopedinë britanike.

Fjala "intelektual" mund të përdoret për tre tipa njerzish:

Thaçi konsultohet me partitë parlamentare para takimit të Brukselit; por jo me Vetvendosjen

Postuar në 14 Janar, 2013 14:22

Më 17 janar, në Bruksel, nën kujdestarinë e baroneshës Catherine Ashton e nën monitorimin e vazhdueshëm të SHBA-ve, do të mbahet takimi i radhës mes qeverisë së Kosovës e asaj të Serbisë. Është një raund bisedimesh që ka nisur qysh nga tetori i vitit të shkuar, e parashikohet të vijojë më tej me synimin për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve e për t’i përkufizuar njëherë e mirë këto marrëdhënie.

Do merret Llalla me HEC-et?

Postuar në 14 Janar, 2013 14:07

PS ka njoftuar publikun se deputeti Eduard Shalsi ka depozituar sot në prokurorinë e Tiranës një denoncim për vendimin e qeverisë për të shitur Hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit dhe Bistricës 1 e 2. Sipas opozitës në dy shitjet e Hidrocentraleve që ka bërë qeveria në një hark të shkurtër kohor është vërejtur një diferencë e madhe në çmim.

Rama i rikthehet temës së tij të dashur të muajve të fundit – biznesit të vogël

Postuar në 14 Janar, 2013 10:03

Qysh kur deklaroi se, kur të bëhet kryeministër, do të realizojë heqjen e taksës së biznesit të vogël, Edi Rama ka vizituar rregullisht biznese të vogla në zonat urbane e rurale. Sot ai iu rikthye kësaj teme, me një vizitë në Laprakë, ku ka degjuar nga afer shqetesimet e biznesit te vogel dhe familjeve qe sipas tij jane ne lufte te perditshme per mbijetese.

Ne profilin e tij ne Twitter, Rama ka shkruar se borxhet ne kete zone po nxijne jeten e shumices derrmuese.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme