Thaçi konsultohet me partitë parlamentare para takimit të Brukselit; por jo me Vetvendosjen

Postuar në 14 Janar, 2013 14:22

Më 17 janar, në Bruksel, nën kujdestarinë e baroneshës Catherine Ashton e nën monitorimin e vazhdueshëm të SHBA-ve, do të mbahet takimi i radhës mes qeverisë së Kosovës e asaj të Serbisë. Është një raund bisedimesh që ka nisur qysh nga tetori i vitit të shkuar, e parashikohet të vijojë më tej me synimin për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve e për t’i përkufizuar njëherë e mirë këto marrëdhënie.

Thaçi, duke dashur të mos e mbajë i vetëm përgjegjësinë e këtyre negociatave delikate e ka bërë të udhës që të konsultohet me (e të informojë) partitë e tjera parlamentare të Kosovës lidhur me qëndrimin që ai do duhet të mbajë përballë palës serbe. Sot ai ka pasur për një konsultim të tllë Isa Mustafën e LDK-së, Blerim Shalën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mimoza Kusari-Lilën e partisë së Pacollit, dhe dy përfaqësues të pakicave, Mahir Yagxhillarin si dhe Sllobodan Petroviqin. Janë të gjitha partitë në apel? Jo, mungon njëra, Vetvendosja. Dhe raportimet nuk e saktësojnë mirë nëse është Vetvendosja që s’ka shkuar, apo është kryeministri që s’e ka ftuar.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.