S.B. në FB (një postim për "pallatin e Ramës" sipas asaj që "gazetari nën zë ia tha kolegut pranë tij")

Postuar në 14 Janar, 2013 07:48

Pas "çantës së Barjabës", tema e preferuar e S.B. - (kështu firmos në postimet në Facebook) - këto ditë të denoncimeve për pasuritë e fëmijëve Argita e Shkëlzen, është bërë "pallati i Linda Ramës". Postimi i radhës i S.B. në FB mbështetet në një info që (shkruan s.b. në postim): "gazetari nen ze ia tha kolegut prane tij..."

Postimi i plotë:

"Dje publiku priste nga zoti Rama transparence per ate qe mediat e kane quajtur “pallati ne paje”, nje investim ky nga nje pensionist dhe nje i vetepunesuar, me vlere rreth 2 milone euro, ndertuar ne kundershtim me ligjin nga familja e zonjes Linda Basha, ne lulishte, shesh midis pallateve, me dy leje ndertimi qe mbajne firmen e z. Rama.

Mirepo pyetjes per “pallatin ne paje”, zoti Edi Rama iu pergjigj me “transparence” te madhe! Ai tha se shpifesit meritojne perçmim, ndersa publiku ka te drejte te sqarohet. Pyetjes se kur do ta sqaronte publikun, zoti Rama iu pergjigj thjesht: kur te dua une. Gazetari nen ze i tha kolegut prane tij se kjo eshte transparenca alla Rama, prit publik sa te piqen fiqte dhe se, me siguri, radhen e ardhshme ky do na thote se “pallati ne paje” nuk eshte problemi i Shqiperise, pikerisht ashtu sic tha ai per Barjaben para nje jave. Mirepo, pallati edhe futet ne paje, por ne thes jo – vazhdoi gazetari i zhgenjyer nga pergjigja e kryetarit te PS-se! – sb"

Comments

Submitted by Erind (not verified) on

Te gjith deputet e PS-se bejne be se pas 23 Qershorit, Saliu dhe PD-ja do te marrin ate qe meritojne per korrupsionin e derimetanishem.

Keto deklarata me kujtojne ato te Metes, Nanos, Rucit dhe Majkos kur betoheshin se kur te merrnin voten do t'ju kthenin popullit parate e piramidave dhe se Berisha do te shkonte ne burg.

Edi Rama nuk mund te na genjej me me fjale boshe. Duam transparence per te gjitha pasurite e tij dhe te deputeteve Socialist - perpara se t'ju besojm perseri pushtetin.

Berishes do ja tregojm ne sa i vlen lekura ne Qershor - por mos prisni se do mbeshtesim PS-ne vetem sepse ti ben ciu-ciu ne Twitter.

Pa transparence nuk ka vota!

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Erind. Duhet dy here guxim: heren e pare per te hequr Sali Berishen dhe heren e dyte per te zgjedhur Edi Ramen. Une do kisha kete guxim sepse me mire pranoj Edi Ramen e keq qe nuk te jep gje, por nuk te ben edhe keq (se e majta eshte paqesore) se sa te pranoj Sali Berishen qe nuk te jep gje, te merr gjithçka dhe te ben keq. E djathta ka treguar egersine qe kishte e djathta ne Amerike para 200-300 vitesh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.