Kampe për prostitutat dhe kriminelët apo për kritikët e qeverisë?

Javën e kaluar, mediat shtetërore kineze cituan anëtarin e Byrosë Politike, Meng Jianzhu të ketë thënë se "këtë vit Kina do të heqë dorë nga përdorimi i sistemit të kampeve të punës së detyruar". Por këto njoftime u tërhoqën më pas pa shpjegim.
Zyrtarë lokalë në krye të kampeve të punës së detyruar në Kinë thonë se janë duke vepruar si zakonisht dhe nuk kanë marrë asnjë porosi nga Pekini për një fund të mundshëm të këtij sistemi "riedukimi". Gazeta kineze Global Times (e drejtuar nga shteti) shkruan sot se zyrtarët në të paktën gjashtë rajone të Kinës nuk kanë marrë ndonjë udhezim për ndryshime në sistemin që në Kinë njihet si "riedukim nëpërmjet punës".
Pekini për vite ka diskutuar ndryshimet e mundshme në sistemin e kampeve të tilla - shkruan faqja online e VOA. Autoritetet kineze i përdorin kampet e punës për të mbajtur prostitutat, përdoruesit e drogave dhe kriminelët ordinerë për deri në katër vjet, pa i nxjerrë në gjyq. Por kundërshtarët e sistemit thonë se Pekini gjithashtu i përdor kampet e punës për të heshtur kritikët e qeverisë dhe disidentët, dhe shtojnë se torturat dhe keqtrajtime të tjera në këto kampe janë të zakonshme. Re.Pu.
Add new comment