Arkiv-Lajme

A mos po vdes geni shpikës i njerëzimit?

Postuar në 12 Janar, 2013 05:02

Në kohën që ne jemi të rrethuar nga teknologjitë dhe dikush u mërzit se televizorët 3D në ofertë në një dyqan në Tiranë kishte mbaruar, mund t’ju vijë si e papritur që disa tipa në Silicon Valley, një nga qendrat teknologjike të botës,  mendojnë se shkalla e inovacionit ka rënë, madje ajo po zvarritet prej dekadash. The Economist i kushton një artikull të gjatë pyetjes, se a mos vallë “makineria shpikëse“ e brendshme e njeriut ka pushuar së punuari?

Bumçi, “po vodhën xhaminë e Ethem Beut, a mund të akuzoni Ministrinë?” Po, për çfarë na duhet kjo ministri?

Postuar në 12 Janar, 2013 04:26

Dje Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Aldo Bumçi, ka deklaruar se nuk mban përgjegjësi nëse vidhen kisha e xhami. Kjo ndodhi një orë pasi disa aktivistë bën protestë para Ministrisë dhe kërkuan dorëheqjen e Ministrit pas shkatërrimit e vjedhjes barbare të afreskut të Onufrit në kishën e Shënëpremtes në Elbasan. “Kërkesa për dorëheqje ëshët e drejtë civile, po kjo nuk e ndihmon debatin”, tha ministri Bumçi, që përfundoi me një pyetje që me siguri ai vetë e konsideron retorike se“nëse vidhet xhamia e Ethem Beut, a mud të akuzohet për këtë ministria?”

Njeriu që ka bërë më shumë për Shqipërinë, qoftë i huaj a shqiptar, është Kryepeshkopi Janullatos. E thotë, mitropoliti i Korçës!

Postuar në 12 Janar, 2013 03:39

Imzot Joani, Mitropoliti i Korçës i shkolluar në ShBA, ka dhënë sot një intervistë gjatë për Lorenc Vangjelin te revista Java. Ai kundërshon rezultatet e Censusit të fundit duke thënë se “ne ortodoksët jemi më shumë sesa shifra zyrtare që është dhënë nga Censusi. Jemi mbi 24% në të gjithë Shqipërinë”. Këtë shifër, e bazon mbi një anketim empirik të zhvilluar nga Kisha. Madje, ai ngul këmbë që Censusi është jo vetëm i pasaktë, por “janë qëllimisht të deformuara”.

Kuvendi njofton një "peticion nga 23 intelektualë të vendit". Por gjuha e përdorur se kë të kujton :)

Postuar në 11 Janar, 2013 14:33

Kuvendi ka njoftuar se pranë zyrave të tyre ka mbërritur "një peticion nga 23 intelektualë të vendit", që kërkojnë nga Edi Rama të mos bllokojë integrimin, por të lejojë deputetët të votojnë tre ligjet. Më poshtë, pjesë nga Peticioni (gjuha e përdorur dikë të kujton :))

"Virusi Totozani” do hapet në administratë? Ksera prezanton një juriste nga PAK dhe bën thirrje të zbatohet ligji "1 në 25”

Postuar në 11 Janar, 2013 14:17

U desh nisma e Totozanit për të vendosur në postin e Komisionerit të Avokatit të Popullit, një person nga aftësia e kufizuar që të niset të përmendet ligji që detyron administratën shqiptare që 1 në 25 persona të jetë nga kategoria e njerëzve me aftësi të kufizuar. Televizioni Ora News raporton se Ministria e Punes, Cështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ka përgëzuar sot nismën e Avokatit të Popullit, për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, (njihen edhe me iniciale si kategoria PAK) duke bërë thirrje për zbatimin e këtij ligji në të gjitha institucionet.

Topalli pa koment për Sali Berishën

Postuar në 11 Janar, 2013 11:47

Sigurisht që kemi qenë me fat dhe për këtë të parët, krenarë duhet të jeni ju dhe jeni ju. Është për shkak të Sali Berishës që ky vend ka ecur, është për shkak të këtij burri kombi që ky vend është transformuar, është për shkak të tij që kjo parti në 22 vite pluralizëm ka 13 vite në pushtet, që punon, që e konsideron mision ndryshimin. Por ne do ta bëjmë 17 vjet, 21 vjet e shumë të tjera ... Gjeni një vend të botës që gjatë kësaj periudhe të ketë trefishuar apo të ketë arritur me 316 % rritjen e investimeve të huaja direkte. Më thoni një?

As 4, as 3... (po nuk e kemi fajin ne :)

Postuar në 11 Janar, 2013 11:33

Më së fundi kemi një shifër zyrtare për rritjen ekonomike të vendit. Ministri i Financave, Ridvan Bode pranoi (çudi) se rritja ekonomike nuk ishte ajo që pritej dhe dha një shifër krejt tjetër jo vetëm nga ajo që pritej të realizohej në fillim të vitit 2012, por edhe nga shifra që vetë Bode deklaroi në fund të vitit që lamë pas.

Ja një rast si lind një konflikt pronësie me shkaktar... një falsifikator në zyrat e shtetit

Postuar në 11 Janar, 2013 09:41

Kontrolli i Lartë i Shtetit, kohët e fundit ka qenë goxha prezent në komunikimet me media. Më saktë, në përpjekjet për komunikim me mediat, sepse shpesh njoftimet e këtij institucioni shumë të rëndësishëm nuk merren në konsideratë  nga redaksitë. Por nëse thellohesh në to, ka histori abuzimesh me pushtetin që janë shumë më tepër të rëndësishme për qytetarët se ato që mbushin shpesh kronikat mediatike. Ja çfarë shkruhet psh në një njoftim të mbërritur sot në redaksitë e mediave nga zyra e shtypit e KLSH:

Vehbiu kundër Xhufit: Replikoi për “Skënderbeun grek” si nga një kafene e keqe e periferisë

Postuar në 11 Janar, 2013 09:17

Në të përditshmen “Gazeta Shqiptare” historiani i njohur Pëllumb Xhufi i është përgjigjur flakë për flakë deklaratave të partisë “Agimi i Artë”, sipas të cilave Skënderbeu ka qenë grek. Xhufi vëren se “historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike.

PD tenton të "protestojë te shtëpia e Linda Bashës" por militantët dëbohen nga banorët dhe pronari real

Postuar në 11 Janar, 2013 07:19

Një grup i vogël personash kanë mbërritur sot përpara godinës së denoncuar nga Partia Demokratike e Berishës si "pronë e Linda Bashës", bashkëshorte e Edi Ramës. Faqja online së përditshmes DITA raporton se rreth 10-12 persona militantë të PD, mes së cilëve spikasnin disa punonjës të Bashkisë së Tiranës tentuan të lexonin një deklaratë të parapërgatitur para disa kamerave, por në ato momente kanë reaguar fqinjë dhe banorë (eshte zone autoktone  lagje tiranase) të cilët kanë nderhyre duke debuar personat ne fjale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme