Arkiv-Lajme

Ku "përpara"? - pyet Braçe për sloganin e PD-së - "Përpara është gremina"

Postuar në 11 Janar, 2013 03:34

Deputeti i PS-se, Erjon Brace ka reaguar per sloganin e zgjedhur nga Partia Demokratike per zgjedhjet e qershorit: “Ne jemi ndryshimi, perpara”. Ne profilin e tij ne Facebook, Brace duke pyetur se ‘ku perpara’, shkruan se perpara eshte vetem gremina. "Perpara, po ku? Perpara eshte me keq”- shkruan Brace, duke numeruar me radhe nivelin e ulet te mireqenies, arsimit, sherbimit shendetesor, cmimet e larta, niveline larte te borxhit etj. Dhe perfundon: “Jo Sali! S’ka perpara! Perpara eshte gremina! Ti mund te vazhdosh vetem! Udhe te mbare! Populli do ndryshimin".

Çfarë do të thotë me këtë fjali ministri i jashtëm i Shqipërisë?

Postuar në 11 Janar, 2013 03:13

Ministri i Jashtëm Panariti ka dhënë një intervistë në seksionin shqip në faqen online të radios gjermane Deutsche Welle ku ndër të tjera pyetet për raportet e Shqipërisë me fqinjët. Në përgjigjen për pyetjen: - "Zoti Panariti, viti që lamë pas duket se nuk ka qenë shumë i favorshëm për raportet me fqinjët, dua të veçoj këtu raportet me Greqinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ju si institucion, çfarë angazhimesh do të keni në rikthimin të një situate më të mirë në marrëdhëniet me këto dy shtete fqinje?" - Panariti thotë fillimisht për Greqinë:

Berisha mburret bash për atë që është sëmundja e ekonomisë shqiptare...

Postuar në 10 Janar, 2013 23:04

 

Në fjalimin që mbajti mbrëmë Berisha para anëtarëve të kryesisë së PD-së (të cilët shërbenin thjesht si dekor për të), deklaroi se objektivi i tij për mandatin e ardhshëm do të jetë “Shqipëria vend i zhvilluar”. Dhe ai veçoi një tregues që, sipas tij, dëshmon se vendi ynë është afër arritjes së këtij objektivi – numrin e banesave për frymë. Me një banesë për 2.8 shtetas, tha Berisha, ne lëmë prapa 5 vende anëtare të BE-së. Dhe fytyra i shndrinte nga mburrja kur i tha këto fjalë...

Zgjedhjet e 23 Qershorit do prodhojnë koalicion PS-PD sipas horoskopit :)

Postuar në 10 Janar, 2013 14:48

Pyetje: Si do të jenë në 2013-ën, Berisha dhe Rama a do të takohen, a do të bashkëpunojnë?

Meri: Shiko, pa u takuar këto dy shenja nuk ka, dhe pa bashkëpunuar nuk ka, por duke qenë se kanë mënyra krejt të ndryshme veprimi, kjo nuk i takon në një pikë për hir të së vërtetës. Këta njerëz po u takuan mund të takohen në Korrik, mos bëjnë ndonjë aleancë të dy atëherë se vetëm kështu mund…

Pyetje: Është e favorizuar një gjë e tillë në Korrik?

"Ne jemi ndryshimi-Përpara", slogani i PD në fushatë. PD-LSI, koalicioni më i suksesshëm (në histori) - thotë Berisha

Postuar në 10 Janar, 2013 13:30

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh Kryeministër, Sali Berisha thirri sot në një mbledhje të posaçme kryesinë e kësaj partie. Kjo mbledhje zyrtarizoi përgatitjet për fushatën elektorale dhe në këtë takim të parë për 2013 të kryesisë së PD-së, kreu i mazhorancës lançoi dhe sloganin e fushatës elektorale - njoftojne faqet online të mediave. “Ne jemi Ndryshimi” do të jetë slogani mbi të cilin do të organizohet kjo fushatë.

European Policies Initiative: Shqipëria e fundit në Europë për ekonominë; e parafundit për mirëqenie dhe demokraci

Postuar në 10 Janar, 2013 10:54

European Policies Initiative of OSI – Sofia (www.eupi.eu) publikon çdo vit një indeks konvergjence për të ndjekur ecurinë e vendeve që synojnë antarësimin në BE. Ky indeks bazohet në katër komponentë: ekonominë, demokracinë, cilësinë e jetës (mirëqenien) dhe mirëqeverisjen. Për çdo komponent përdoren 47 tregues të ndryshëm që ponderohen për të llogaritur indeksin e komponentit nga 0-100.

Në komponentitn e ekonomisë, Shqipëria e ka indeksin 27 dhe është në vend të fundit së bashku me Bosnjën. Luksemburgu është i pari me indeks 75.

Në redaksitë e gazetave qarkullon shakaja se lexuesit janë kapterë e pensionistë ?! Eshtë vërtet kështu?

Postuar në 10 Janar, 2013 08:26

Një nga redaktorët drejtues të së përditshmes MAPO, Alfred Lela, flet sot në një opinion botuar nga kjo e përditshme për të ardhmen e shtypit të shkruar sipas tij dhe për situatën aktuale përdor ndër të tjera fjalët "në redaksitë e gazetave qarkullon shakaja se lexuesit tanë janë kapterë e pensionistë".

E përditshmja DITA zhduket nga kioskat dhe i shkruan Shpëtim Idrizit: Nuk është kjo rruga...

Postuar në 10 Janar, 2013 07:55

E përditshmja DITA njofton në faqen e vet online se prej dy ditësh persona të panjohur shkojnë që në orët e para të mëngjesit në pikat e shitjes së gazetave dhe blejnë të gjitha kopjet e kësaj të përditshmeje njëherësh. "Kjo histori ka dy ditë që ndodh dhe shkaku janë kopertinat e dy numrave të fundit, të cilat sjellin për lexuesin përmbajtjen e një dosje të Prokurorisë për Shpëtim Idrizin. Zonat ku gazeta zhduket nga tregu që në mëngjes janë zona me përqëndrim të komunitetit cam - konfirmon redaksia e së përditshmes në fjalë.

Edhe nëse ke fituar zgjedhjet, nuk ke fituar kalërimin me hosten mbi të drejat e atyre që s'të kanë votuar - shkruan FP

Postuar në 10 Janar, 2013 04:03

Viti 2012 ishte vit i jashtëzakonshëm për Votime, por nuk ishte vit i jashtëzakonshëm për Demokraci, shkruan në fillim të artikullit revista Foreign Policy, në numrin e saj të fundit. "Zgjedhjet e lira dhe korrekte janë kusht qendror për shoqërinë e lirë. Por ato, po ashtu, nuk mjaftojnë për të garantuar liri të vërtetë. Nëse ndokujt i duhet çfarëdo shembulli, viti 2012 ka ofertë me bollëk - thuhet në artikull.

'Strasburgu' detyron Italinë të dëmshpërblejë një të burgosur nga Shqipëria (e quan trajtimin e tij në qeli, çnjerëzor)

Postuar në 10 Janar, 2013 03:43

Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë 7 të burgosurve në Itali, të cilët kishin paditur shtetin italian për kushtet e këqija në vendin e vuajtjes së dënimit. Mes të burgosurve është edhe një shqiptar, Afrim Sela, 33 vjeç. Sela së bashku me katër shtetas italianë dhe dy emigrantë afrikanë i ishin drejtuar gjykatës së Strasburgut, duke u ankuar për kushtet degraduese dhe trajtimin skandaloz në burgun ku vuanin dënimin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme