E përditshmja DITA zhduket nga kioskat dhe i shkruan Shpëtim Idrizit: Nuk është kjo rruga...

E përditshmja DITA njofton në faqen e vet online se prej dy ditësh persona të panjohur shkojnë që në orët e para të mëngjesit në pikat e shitjes së gazetave dhe blejnë të gjitha kopjet e kësaj të përditshmeje njëherësh. "Kjo histori ka dy ditë që ndodh dhe shkaku janë kopertinat e dy numrave të fundit, të cilat sjellin për lexuesin përmbajtjen e një dosje të Prokurorisë për Shpëtim Idrizin. Zonat ku gazeta zhduket nga tregu që në mëngjes janë zona me përqëndrim të komunitetit cam - konfirmon redaksia e së përditshmes në fjalë.
Dosja në fjalë nga sa mësohet prej faqes online të DITA-s, përmban disa dokumenta rreth një padie të një biznesmeni kosovar ndaj Shpëtim Idrizit për mashtrim dhe vjedhje. Në numrin e sotëm e përditshmja në fjalë kishte botuar që në kopertinë një foto të Idrizit përbri një letre me shkrim dore që përmbante një kërcënim me vrasje ndaj biznesmenit në fjalë.
Lidhur me "zhdukjen" e gazetës nga tregu që në orët e para të mëngjesit në faqen online të gazetës DITA shkruhet: "Ftojmë zotin Idrizi të zgjedhë mënyra publike për t’u përballur me këtë dosje dhe dokumentat që ajo përmban. Veprimet e blerjes masive të DITA-s që në pikë të sabahut janë qesharake dhe jo të efektshme sepse DITA ka hedhur dhe do hedhë në treg kopje të tjera shtesë. C’është më e rëndësishmja – veprime si këto vërtetojnë se ato që përshkruhen në këtë dosje për z.Idrizi janë situata reale. Ka një rrugë tjetër shumë më të efektshme se lufta e z.Idrizi me mullinjtë e erës: Prokuroria të hetojë dosjen dhe ta cojë në gjykatë, lexuesi të mësojë përmbajtjen e dosjes dhe të gjykojë vetë". Ne.Su.
Comments
bravo DRITA . vazhdoni me

bravo DRITA . vazhdoni me praktikat e vjetra te denigrimit te kundershtarit pavarsisht moshes tuaj te re

Idrizi, qe eshte batakçi,

Idrizi, qe eshte batakçi, dihet. Çamet kujtojne se ai do te miren e tyre?

"Dita" meriton respekt se

"Dita" meriton respekt se guxon te na tregoi se c'bohet ne Shqiperi. Sala e ka mbajt Idrizin te lidhur me kete dosjen qe boton "Dita".

Ju lumt Dites!

Dita ju faleminderit për

Dita ju faleminderit për botimet që bëni jeni një dritë në horizont mbase shoqëria jonë e shikon dhe i hapet sytë dhe të zgjedhin njërzit më të ndershëm për të na drejtuar

Add new comment