Në redaksitë e gazetave qarkullon shakaja se lexuesit janë kapterë e pensionistë ?! Eshtë vërtet kështu?

Një nga redaktorët drejtues të së përditshmes MAPO, Alfred Lela, flet sot në një opinion botuar nga kjo e përditshme për të ardhmen e shtypit të shkruar sipas tij dhe për situatën aktuale përdor ndër të tjera fjalët "në redaksitë e gazetave qarkullon shakaja se lexuesit tanë janë kapterë e pensionistë".
Shkruan Lela: "Gazetat shqiptare janë pjesë e një krize të përgjithshme. Në shkelje të hapur të natyrës dhe misionit të tyre, ato duket se kanë ngecur e po merren teposhtë nga gropa thithëse e inercisë. Kjo gropë figurative përkthehet si krizë identiteti: pronarët, menaxherët, stafet duhet ta ndajnë mendjen se çfarë janë dhe çfarë i duan gazetat e tyre të jenë: tabloide, serioze, buletin klasifikimesh (classified). Emergjenca bëhet më e thekshme po të kujtosh se lexuesi nuk është si gjarpri që e ndërron lëkurën kur ndërron moti: lexuesi i vjetër po vdes dhe i riu ka lindur ndërkohë. Investimi i ri, nëse do të ketë të tillë, duhet të shkojë për lexuesin e ri (18-45 vjeçar). Po shuhet gjenerata që ishte në të tridhjetat e dyzetat në fillim të viteve ’90, dhe që përcaktoi kursin e asaj që shkruhej e lexohej. Pensionistët nuk janë më lexues si të tillë: ata kërkojnë kryesisht lista pensionesh dhe informacione që kanë të bëjnë me shëndetin. Në redaksitë e gazetave qarkullon shakaja se lexuesit tanë janë kapterë e pensionistë; megjithatë nuk bëhet asgjë për t’u shkëputur prej tyre; megjithatë, shërbimi (trajtimi i lajmit dhe paketimi i tij) u shkon pikërisht atyre..."
Ka shumë pyetje sot mbi median në Shqipëri, por ky komunitet shumë rrallë (për të mos thënë fare) angazhohet në debate publike mbi situatën brenda tij. Përgjithësisht flasin autorë të cilët nuk kanë bërë "jetë redaksionale" pranë kanë një kritikë teorike mbi problematikën e shtypit dhe medias në Shqipëri. Lela është një nga ata që eksperiencën brenda redaksisë e ka. Nga kjo kategori njerëzish të medias do ishte me interes, përshembull, të debatohej mbi këtë tezën "lexues i ri - lexues i vjetër". Minimalisht. (a.th. / karikatura m.belortaja)
Shkrimi i plotë në mapo.al dhe këtu:
http://www.respublica.al/permbajtje/2013/01/10/shtypi-i-shkr...
Comments
Normal qe veç kapteret e

Normal qe veç kapteret e pensionistet do i lexojne, sa kohe qe gazetat perdoren si gryka topi kunder nje pale, ne favor te nje pale tjeter; por jo vetem gazetat do braktisen nga audienca e tyre; ne kete rruge jane edhe televizionet e radiot e ketij vendi; e ardhmja jane mediat online si Respublica; Gazeta Tema gjithashtu eshte nje shembull i mire, me veretjen qe ne asnje faqe te saj nuk gjendet as edhe nje kritike ndaj opozites. Me kosto te ulura keto forume nuk jane te detyruara te ulin koken ndaj pronareve per te percaktuar politiken redaksionale, dhe me pak vullnet te mire mund te zevendesojne mjetet tradicionale te informimit, qe tashme nuk jane me mjete informimi, por instrumente dizinformimi, rekrutimi elektoral e propagande partiake te peshtire.

Kjo sepse edhe Tema, nuk ka

Kjo sepse edhe Tema, nuk ka asnje ndryshim me ato te tjerat (vec kampin qe rreshtohet). Vetem kujdes se shumica e lexuesve te respublikes (perfshire dhe botuesit e blogut) Meron e kane si idhull dhe e mbajne ne piedestal. :)

Tek mediat shqiptare mungon integriteti profesional dhe gazetaret e afte qe i kuptojne realisht ato cfar shkruajne, prandaj nuk kane lexueshmeri tek ajo pjese e popullsise qe nuk jane militante dhe qe kane me shume se dy neurone ne tru.

Sigurisht.

Sigurisht.

Vertet ashtu eshte o Lela,

Vertet ashtu eshte o Lela, vetem pensionistet dhe kapterret ua lexojne artikujt. Ne rradhe te pare pershendes artikujshkruesit qe (shumica e tyre) sjellin artikuj banale deri sa nuk mund te mos i quash lecka me te cilat kapterret me numuroret e topave fshijne topet e tyre. Nje pune te madhe dhe mjaft te kualifikuar bejna ato gazeta që sjellin lajme te tilla si "dhipi i Zajmines nuk duket fort i shendoshe", ose femra me barre ne muajin e nente qe jane shume hot, hot hot, ose edhe ato qe mbushin arsyetimet ne gazeta me dhjetra e qindra fjale te huaja te pa nevojshme si ne vend te kujdesit per veten thote kurim per vehte (kurimi ne shqip perdoret vetem per semundjet ne mjeksi dhe jo ne jeten e perditshme, ose u strapacova, ose ose ose ..... Shkurt, Gazetat shqiptare (shumica) nuk mund te dalin jasht kuadrit anarko-fashist i cili po e forcon sundimin e vet ne Shqiperi. Une vertet nuk kam ndonje gje personale me askend por brenda rrethit tim te kultures me te cilen jam formuar shoh se ka shume pak artikuj problematike qe mund te terheqin me menyren qe shtrojne per zgjidhej problemesh dhe lajme jane shume larg realitetit (gje e gjëza si "çështe një plak me mjekërr në dhe" dhe "çeshte një gje që i bie pam-pam me çekan dhe ngulet në mur. Kuptohen qe nga koka e lajmit se jane pothuajse njëlloj si pergjigjet e pyetjeve te shpejta tek programi i tch. "Tjetri".

Po edhe ne bote pensionistet

Po edhe ne bote pensionistet rezulton qe lexojne me shume se te rinjte.Ku eshte çudia ketu?Paskemi pasur kapterra te zgjuar dhe s'e paskemi ditur!Tani,ky i gazetes Mapo,qe dikur identifikohej me supermarketin ante '90,a mund te me beje nje liste se sa gazeta dalin ne kryeqytetin lesh e li te Shqiperise?Ta krahasoje ate me nr. e popullsise dhe te reflektoje pakez.Mos ka shume gazeta per km2?Une them se ka shume,biles shume gazeta merren me thashetheme,sa gati kane zevendesuar ato grate thashethemexhesha te lagjeve.Ne jemi nje shtet liliput me hapesire sa Siçilia dhe popullsi sa gjysma e saj.Sa gazeta ka Siçilia?Me duket nja tre - kater gazeta lokale,aq sa ka grupi i Fahri Balliut.

Pothuajse asnje gazete ne

Pothuajse asnje gazete ne Shqiperi nuk eshte mirfilli ne misionin e vet si lajmes.

Fjala bien, une lexoj, me shpresen e kotë se mund te marr vesh ndonje lajm profesional por e veshtire. ASte qe thote njera nuk e thote tjetra. Gazetat po rreken; nga njera ane tu sherbejne krerëve politik, apo te shprehin armiqesite e tyre per ata qe nuk i duan. Kjo ka bere qe pergjithesisht te kenë si ndjekes ca lexues te farmakosur e fanatik, si ish ushtarak te dalur boje apo ish burgaxhi , ish doganier qe pret te restaurimin apo ndonje malacak " te qytetruar"-gjithmone te inatosur etj.

Nuk eshte e rastit qe ne gazetat online mbaj emrin "Lleshi", dhe kjo eshte pike se pari per te shprehur mosvresimin tim per gazetat e gatuara me inate, njeanshmeri, deformim e kesi soj gjerash te pa vlera.

by the way

Po ç'mund te pritet tjeter

Po ç'mund te pritet tjeter kur neper gazeta shkruajne ..."OFICERE BESNIKE" si ...LELA dhe "USHTARE ROBOTE" si ...YPI apo "IDEALISTE" si ...çILI ?!!!

Add new comment