Zgjedhjet e 23 Qershorit do prodhojnë koalicion PS-PD sipas horoskopit :)

Pyetje: Si do të jenë në 2013-ën, Berisha dhe Rama a do të takohen, a do të bashkëpunojnë?
Meri: Shiko, pa u takuar këto dy shenja nuk ka, dhe pa bashkëpunuar nuk ka, por duke qenë se kanë mënyra krejt të ndryshme veprimi, kjo nuk i takon në një pikë për hir të së vërtetës. Këta njerëz po u takuan mund të takohen në Korrik, mos bëjnë ndonjë aleancë të dy atëherë se vetëm kështu mund…
Pyetje: Është e favorizuar një gjë e tillë në Korrik?
Meri: Për hir të Shqipërisë dhe për hir të shqiptarëve, kjo do ishte më e mira, por është dhe e favorizuar
Pyetje: Pra mund të arrihet në një bashkëpunim në Korrik midis gaforres dhe peshores, konkretisht midis zotit Rama dhe zotit Berisha?
Meri: Patjetër
Pjesa e mësipërme është marë nga një bisedë me astrologen Meri në Tonight Ilva Tare :) (a.n.)
Comments
Sa turp per Ilven ky emision
<p>Sa turp per Ilven ky emision i fundit! Kur e pashe Merin aty, mendova per nje moment se eshte e ftuar me te tjere njerez; edeh keshtu e pafalshme do te ishte, gjithsesi. Por kur e pashe te vetme pergjate nje misioni te tere u cudita pa mase. </p><p>Ne ate studio ku ftohen ambasadore, ftohet Meri??!!! C'ti kete thene mendja Ilves valle?</p>
Besoj se e ke vene per shaka
<p>Besoj se e ke vene per shaka kete ''lajm''. Sepse nje ''lajm'' i tille eshte per lexuesit injorante te gazetes ''Paloma'' apo te gazetave te tjera te tilla qe qarkullojne ne Shqiperi</p>
Add new comment