Zgjedhjet e 23 Qershorit do prodhojnë koalicion PS-PD sipas horoskopit :)

Postuar në 10 Janar, 2013 14:48

Pyetje: Si do të jenë në 2013-ën, Berisha dhe Rama a do të takohen, a do të bashkëpunojnë?

Meri: Shiko, pa u takuar këto dy shenja nuk ka, dhe pa bashkëpunuar nuk ka, por duke qenë se kanë mënyra krejt të ndryshme veprimi, kjo nuk i takon në një pikë për hir të së vërtetës. Këta njerëz po u takuan mund të takohen në Korrik, mos bëjnë ndonjë aleancë të dy atëherë se vetëm kështu mund…

Pyetje: Është e favorizuar një gjë e tillë në Korrik?

Meri: Për hir të Shqipërisë dhe për hir të shqiptarëve, kjo do ishte më e mira, por është dhe e favorizuar

Pyetje: Pra mund të arrihet në një bashkëpunim në Korrik midis gaforres dhe peshores, konkretisht midis zotit Rama dhe zotit Berisha?

Meri: Patjetër

Pjesa e mësipërme është marë nga një bisedë me astrologen Meri në Tonight Ilva Tare :) (a.n.)

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

<p>Sa turp per Ilven ky emision i fundit! Kur e pashe Merin aty, mendova per nje moment se eshte e ftuar me te tjere njerez; edeh keshtu e pafalshme do te ishte, gjithsesi. Por kur e pashe te vetme pergjate nje misioni te tere u cudita pa mase.&nbsp;</p><p>Ne ate studio ku ftohen ambasadore, ftohet Meri??!!! C&#39;ti kete thene mendja Ilves valle?</p>

Submitted by drini (not verified) on

<p>Besoj se e ke vene per shaka kete &#39;&#39;lajm&#39;&#39;. Sepse nje &#39;&#39;lajm&#39;&#39; i tille eshte per lexuesit injorante te gazetes &#39;&#39;Paloma&#39;&#39; apo te gazetave te tjera te tilla qe qarkullojne ne Shqiperi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.