"Ne jemi ndryshimi-Përpara", slogani i PD në fushatë. PD-LSI, koalicioni më i suksesshëm (në histori) - thotë Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh Kryeministër, Sali Berisha thirri sot në një mbledhje të posaçme kryesinë e kësaj partie. Kjo mbledhje zyrtarizoi përgatitjet për fushatën elektorale dhe në këtë takim të parë për 2013 të kryesisë së PD-së, kreu i mazhorancës lançoi dhe sloganin e fushatës elektorale - njoftojne faqet online të mediave. “Ne jemi Ndryshimi” do të jetë slogani mbi të cilin do të organizohet kjo fushatë.
Berisha shprehu optimizmin e tij për një fitore të radhës në garën e 23 qershorit: “Ky është viti i fitores, viti i mandatit të tretë të forcës sonë politike, dhe mazhorancës aktuale. Qëllimi mbledhjes është hapja e përpjekjes së madhe të anëtarëve, mbështetësve, simpatizantëve, drejtuesve të fushatës elektorale për mandatin e tretë. Ne shkojmë drejt 23 qershorit më të vendosur se kurrë për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, që të mbrojë vullnetin e lirë të çdo qytetari shqiptar”.
Në këtë linjë, Berisha deklaroi se do të vijojë aleanca me LSI-në. “Shkojmë në zgjedhje si koalicioni më i suksesshëm në histori. Koalicioni me LSI ka funksionuar në përputhje të plotë me angazhimet përballë qytetarëve. Çfarë ndodh në kampin tjetër, i bën thirrje dhe duket i vetmi aleat qe i ka mbetur është Bamir Topi”, u shpreh Berisha. Re.Pu.
Foto: Nga mbledhja e sotme e kryesisë së PD (LSA)
Comments
Sllogani eshte i qarte si
<p> Sllogani eshte i qarte si drita e diellit...</p><p><strong>Ne jemi ndryshimi ! Për pará ! </strong>Vazhdim i thenies se SRB-it ne korce. Ju ftoj te punoni sa me shume, per te miren e familjes time...!!!</p>
Add new comment