Arkiv-Lajme

'Strasburgu' detyron Italinë të dëmshpërblejë një të burgosur nga Shqipëria (e quan trajtimin e tij në qeli, çnjerëzor)

Postuar në 10 Janar, 2013 03:43

Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë 7 të burgosurve në Itali, të cilët kishin paditur shtetin italian për kushtet e këqija në vendin e vuajtjes së dënimit. Mes të burgosurve është edhe një shqiptar, Afrim Sela, 33 vjeç. Sela së bashku me katër shtetas italianë dhe dy emigrantë afrikanë i ishin drejtuar gjykatës së Strasburgut, duke u ankuar për kushtet degraduese dhe trajtimin skandaloz në burgun ku vuanin dënimin.

Ndërkohë që flamujt e nacionalizmit valëviten prej mëngjesit deri në darkë...

Postuar në 10 Janar, 2013 03:30

Dhunimi i afreskut të Onufrit në kishën e Shën Premtes në Elbasan po prodhon (së paku) reagime. Ka raste të ngjashme që nuk janë raportuar fare në media. Aleksandër Meksi në të përditshmen Gazeta Shqiptare e ka konsideruar atë që ka ndodhur, një krim të rëndë kulturor. Meksi pohon se trashëgimia kulturore shqiptare e monumentet nuk janë mall tregu dhe duhen parë si vlera kombëtare, ndaj nuk duhen lënë në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm.

Rama fton në Twitter të rinjtë të propozojnë hitin e fushatës elektorale të opozitës për 2013-n

Postuar në 09 Janar, 2013 15:38

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po tenton të mbajë në vijimësi të angazhuar të rinjtë. Pas nismës  “Ngri Flamurin” e më pas “Fotografo Ndryshimin”, ai ka ftuar sërish online të rinjtë të përcaktojnë lajtmotivin e të gjithë garës së ethshme për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Mund të vjedhësh një 'Onufër' pa problem. Qeveria është dorëzuar

Postuar në 09 Janar, 2013 14:58

Pas dëmtimit dhe vjedhjes barbare të kishës së Shën e Premtes në Valas të Elbasanit, ku janë marrë dhe dëmtuar disa afreske të ikonografit të madh shqiptar Onufri, të cilat i përkasin periudhës post-Bizantine, ka reaguar Ministria e Kulturës me anë të një konference për shtyp.

Letër Berishës: Keni fyer më idealistët e historisë së kombit

Postuar në 09 Janar, 2013 11:43

I nderuar z. Sali Berisha, Kryeministër i sotëm i Shqipërisë, në fjalën tuaj që mbajtët në përurimin e përmendores së Ahmet Zogut të I, ish Mbretit të Shqipërisë, ju i quajtët kundërshtarët e tij të vitit 1924, “nje grusht aventurierësh që organizuan kundër tij grushtin e shtetit”. Ju duhet ta dini fort mirë se Fan S.

Gjiknuri mbi ndarjen e vjetër dhe të re të mandateve parlamentarë

Postuar në 09 Janar, 2013 11:06

Në një intervistë dhënë televizionit Ora News, Damian Gjiknuri, Sekretari i PS-së për Çështjet Zgjedhore, foli për çështjen e mbetur pezull të ndarjes së 140 mandateve parlamentare sipas qarqeve. KQZ-ja nuk arriti të marrë një vendim me 5 vota për këtë çështje, sepse komisionerët e opozitës kërkuan sqarime nga Ministria e Brendshme mbi rritjen e dyshimtë të popullsisë në 4 komuna të qarkut Kukës. Ndërkohë, asnjera palë nuk iu drejtua Kolegjit Zgjedhor për këtë çështje brenda afatit 30-ditor të ankimimit.

Bamir Topi i mëshon rrezikut të manipulimit të zgjedhjeve; dhe paralajmëron Berishën

Postuar në 09 Janar, 2013 10:57

Të gjitha partitë opozitare po dëshmojnë se janë syçelët lidhur me ndonjë tentativë të pushtetit për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Të paktën, me retorikë e kanë treguar se janë përgatitur për një tentativë të tillë. Partia më e re, FRD-ja, po i mëshon në vijimësi të njëjtit rrezik. Kreu i saj, Bamir Topi, ka përsëritur dhe sot shqetësimin e tij. Madje, në formë “kërcënimi” për Berishën. Në një intervistë për televizionin Vizion Plus, pasi ka nënvizuar dhe njëherë se nuk ka ndërmend të bëjë aleancë parazgjedhore me dy partitë e mëdha, ai i është drejtuar Berishës.

Do arkëtohen këto 52 milionë euro?

Postuar në 09 Janar, 2013 10:48

Një nga lexuesit e ResPublica na ka dërguar një email me tekstin e mëposhtëm: 

Sot qeveria ka marre vendim qe miratoje privatizimin e dy HEC-eve te Bistrices ne 52 milione euro.

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17610

Sipas vendimit, duket se ne fakt as 52 milione nuk do arketohen sepse qeveria i ka KURUM Tatim mbi Vleren e Shtuar e per pasoje ne arke do hyjne me pak.

Përpëlitje në Ministrinë e Financave

Postuar në 09 Janar, 2013 04:19

Ministria e Financave ka dhënë dje një sinjal shumë negativ në lidhje me aftësinë e saj për të lëvruar pagesat për pagat, borxhin dhe fondet e ndihmës ekonomike. Fillimisht paraditen e djeshme nga kjo ministri u shpërnda informacioni në rrugë informale se ministri Bode, dje më datën 8 Janar kishte firmosur një urdhër për shpërndarjen e menjëhershme të fondeve për pagat, ndihmën sociale etj, ndërsa punonjësit e administratës ende nuk kanë marrë pagën e muajit Dhjetor.

Disa nga ata që më kritikuan për këtë çështjen e “burrit të shtetit” sot janë bërë miq të mi të ngushtë - thotë Arvizu

Postuar në 09 Janar, 2013 03:53

Ndër të shumtat pyetje drejtuar dje ambasadorit Arvizu në një web chat me qytetarët, ai i dha përgjigje edhe deklaratës, në të cilën e konsideroi Sali Berishën burrë shteti.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme